Wake Up/ Testi i COVID nga privatët, procedura. ISHP: Konfirmimi i diagnozës vuloset nga shteti
27/07/2020 10:57

Pas vendimit për testet serologjike, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që edhe tamponët për koronavirus mund të kryhen në laboratorët privatë. Por fillimisht do të ketë një kategori të caktuar individësh që mund ta kryejnë në laboratorët jo publikë testin Real Time PCR për SarsCov2, dhe janë pikërisht ata individë që do të udhëtojnë jashtë vendit për pushime apo kur kërkohet nga një shtet tjetër. Në vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve theksohet se laboratorët privatë duhet të raportojnë çdo 24 orë për testimet e kryera, ndërkohë që për çdo rast pozitiv nga rutina e testimeve serologjike do të njoftohen strukturat e Institutit të Shëndetit Publik të cilat do të nisin dhe hetimin e epidemiologjik. Në këtë mënyrë duket se Shqipëria hap pas hapi është drejt një testimi masiv, por a do të ndikojnë këto testime për të zbuluar realisht se sa është i përhapur COVID-19 në popullatën shqiptare. Si pritet të jetë situata e të prekurve nga virusi në muajt në vijim? Eugena Tomini, Shefe e Inteligjencës Epidemiologjike në ISHP tha se testi si ai serologjik ka vlerë më shumë psikologjike për individin për të ditur nëse ka qenë ose jo i prekur pra a ka në trupin e tij antitrupa të sëmundjes. Ndërsa përsa i përket tamponëve ajo theksoi se pavarësisht nëse e ke bërë tamponin te privati "vula" e fundit i takon ISHP-së. Pra të gjithë pacientët që mund të rezultojnë pozitive te privati do duhet ta bëjnë testit dhe në ISHP-ë si i vetmi institucion i certifikuar. Ndërkaq sot është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë ata që i kanë sytë nga vaksina, pasi ashtu si ishte njoftuar disa ditë më parë, sot më 27 korrik fillojnë provat klinike në shkallë të gjerë në 30 mijë vullnetarë, me vaksinën revolucionare nga kompania amerikane Moderna që përdor ARN si vektor imunizimi dhe që ka dhënë rezultate pozitive në nxitjen imunitare specifike në provat e para në njerëz.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30