Wake Up/ Të pakënaqur nga pagesa e luftës. Shumë bizneseve ju refuzohet
27/04/2020 10:45

Drejtoria e Tatimeve bëri të ditur se në vetëm 2 ditë, në regjistrin e Tatimeve janë regjistruar më shumë se 18 mijë biznese dhe 43 mijë punonjës që kërkojnë të përfitojnë bonusin prej 40 mijë lekësh. Sipas qeverisë, nga paketa e dytë financiare parashikohet të jenë 176 mijë përfitues, 100 mijë prej të cilëve, punonjës të biznesit të vogël, 10 mijë nga sektori i turizmit dhe 66 mijë të punësuar në biznesin e madh. Por shumë biznese në dhjetëra specifikat e tyre, thotë se janë refuzuar, ose nuk u është kthyer asnjë përgjigje lidhur me përfitimin prej 40 mijë lekësh nga Paketa e Dytë e ndihmës së qeverisë. Besart Kadia, ekspert ekonomie analizon se përse shumë bizneseve u është refuzuar paga e luftës edhe pse ai vetë mendon se paga e luftës duhej të ishte dhënë masivisht. "Në mendimin tim personal logjika është është e thjeshtë për çdo biznes që ka të ardhura nën 140 milionë lekë të vjetra (përjashto marketet) duhet t'i përfshinte masivisht në këtë paketë sepse kushdo ka nevojë për para cash në këtë periudhë. Gjithë diskutimi i procedurave është i panevojshëm. Shteti po jep 260 mijë lekë si një pagë minimale zëre se është një asistencë sociale. Realisht ka pasur shumë mesazhe nga qytetarë të ndryshëm që më dërgojnë foto të mesazheve që u refuzohet. Qytetarët që e morën pagën 260 mijë lekë në paketën e parë, duket sikur shteti i ka ndihmuar por praktikisht qytetarët shkruajnë se janë të pamjaftueshme. Në mendjen tonë ky 260 mijë lekëshi i ndihmon për të kaluar krizën, por jo aspak. Edhe 400 mijë lekëshi për biznesin e madh duket sikur po ndihmon për çdo muaj por në fakt është 400 mijë lekë për 3 muaj (mars-prill-maj) pra praktikisht në muaj është më pak se paga minimale"

Blogerja e ushqimit: Gatimi i ushqimit ka plus-e, kontrollon përbërësit etj – Në Shtëpinë Tonë
20/11 11:04
Wake Up – Emisioni i Plotë, 20 Nëntor 2026
20/11 11:00
Fituesit e lojërave për sot në Wake Up!
20/11 10:34
Ku po ruhen të dhënat e nxënësve nga survejimi me kamera?/ Wake Up
20/11 10:33
“Smart City”, gazetari: Janë konstatuar mangesi në mbrojtjen e të dhënave!/ Wake Up
20/11 10:20
Sa po gjen zbatim “Smart City” në shkolla!/ Wake Up
20/11 10:13
Kamerat në shkolla, siguri apo dhunim i privatësisë?/ Wake Up
20/11 10:12
A është zemra juaj vërtet e shëndetshme? Dr. Arjola Cuka tregon kontrollet që duhen kryer/ Wake Up
20/11 09:53
Baçi është trim, por e ka tmerr “shtrak-shtruk”!/ Wake Up
20/11 09:48
A është zemra juaj vërtet e shëndetshme? Dr. Arjola Cuka tregon kontrollet që duhen kryer/ Wake Up
20/11 09:48
Kush jeni dhe nga po na ndiqni sot në mëngjes?/ Wake Up
20/11 09:32
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
20/11 09:23
Zgjidhe me kujdes mallkimin tënd: ditë të mërzitshme apo ditë plotë emocione/ Wake Up
20/11 09:16
Proteinat dhe plakja, çfarë tregon studimi i 350-të?/ Wake Up
20/11 09:07
Mot me vranësira të dendura dhe rrebeshe të izoluara shiu. Ulen temperaturat/ Wake Up
20/11 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 19 Nëntor 2026
19/11 10:59
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
19/11 10:49
Çfarë është një agjent i Inteligjencës Artificiale?/ Wake Up
19/11 10:27
Kurse 10 ditore për të mësuar Inteligjencën Artificiale/ Wake Up
19/11 10:25
Si mund t’i marrim më të mirën I.A. për të lehtësuar punën tonë?/ Wake Up
19/11 10:14