Wake Up/ Suedia, distancim social, jo izolim.Mjeku shqiptar: Koha do tregojë se ishte modeli i duhur
22/04/2020 11:00

Ndryshe nga pjesa më e madhe e botës që është mbyllur në shtëpi dhe po zbaton masa të rrepta, ka një shtet që ndjek rrjedhën normale të jetës dhe ajo është, Suedia. Shteti nordik ndryshe nga shumë vende të tjera ka vendosur të mos i mbylle shkollat, palestrat, kafenetë, dhe restorantet gjatë kohës së pandemisë. Por krahas kësaj, qeveria i ka nxitur qytetarët të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe të ndjekin udhëzimet e distancimit social. Është e paqartë se cila strategji do të provojë të jetë më efektivja madje dhe ekspertët në Suedi shprehen se është herët për te dalë në konkluzione. Por duke marrë në konsideratë dëmin e madh ekonomik të shkaktuar nga masat e ashpra të karantinës qasja e ndërmarrë në Suedi ka tërhequr tepër interes në botë. Një faktor që ka kontribuar së tepërmi që Suedia të ketë këto lloj masash të lehta është sistemi tepër i mirë shëndetësor që ky vend ka. Në asnjë çast Suedia nuk ndjeu mungesë të pajisjeve mjekësore, kapaciteteve spitalore. Madje tendat emergjencë që planifikoheshin të përdoreshin nëse do të kishte numër të lartë të pacientëve e që spitalet nuk do t’i përballonin dot, nuk u përdorën kurrë. Për më tepër se si është situata reale në Suedi kur të infektuarit rriten çdo ditë, kishim në një lidhje Skype mjekun e sëmundjeve të brendshme por edhe mjek familjeje që punon prej vitesh në Suedi, doktor Refet Nura.

Blogerja e ushqimit: Gatimi i ushqimit ka plus-e, kontrollon përbërësit etj – Në Shtëpinë Tonë
20/11 11:04
Wake Up – Emisioni i Plotë, 20 Nëntor 2026
20/11 11:00
Fituesit e lojërave për sot në Wake Up!
20/11 10:34
Ku po ruhen të dhënat e nxënësve nga survejimi me kamera?/ Wake Up
20/11 10:33
“Smart City”, gazetari: Janë konstatuar mangesi në mbrojtjen e të dhënave!/ Wake Up
20/11 10:20
Sa po gjen zbatim “Smart City” në shkolla!/ Wake Up
20/11 10:13
Kamerat në shkolla, siguri apo dhunim i privatësisë?/ Wake Up
20/11 10:12
A është zemra juaj vërtet e shëndetshme? Dr. Arjola Cuka tregon kontrollet që duhen kryer/ Wake Up
20/11 09:53
Baçi është trim, por e ka tmerr “shtrak-shtruk”!/ Wake Up
20/11 09:48
A është zemra juaj vërtet e shëndetshme? Dr. Arjola Cuka tregon kontrollet që duhen kryer/ Wake Up
20/11 09:48
Kush jeni dhe nga po na ndiqni sot në mëngjes?/ Wake Up
20/11 09:32
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
20/11 09:23
Zgjidhe me kujdes mallkimin tënd: ditë të mërzitshme apo ditë plotë emocione/ Wake Up
20/11 09:16
Proteinat dhe plakja, çfarë tregon studimi i 350-të?/ Wake Up
20/11 09:07
Mot me vranësira të dendura dhe rrebeshe të izoluara shiu. Ulen temperaturat/ Wake Up
20/11 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 19 Nëntor 2026
19/11 10:59
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
19/11 10:49
Çfarë është një agjent i Inteligjencës Artificiale?/ Wake Up
19/11 10:27
Kurse 10 ditore për të mësuar Inteligjencën Artificiale/ Wake Up
19/11 10:25
Si mund t’i marrim më të mirën I.A. për të lehtësuar punën tonë?/ Wake Up
19/11 10:14