Wake Up/ Studimi: Mjekët shqiptarë, të pambrojtur, të frikësuar e të stresuar përballë COVID-19
16/07/2020 11:24

Mjekët dhe personeli tjetër shëndetësor i ka përdorur me kursim mjete dhe pajisjet mbrojtëse personale gjatë kësaj pandemie. Ndërkaq një pjesë e mirë e tyre pohojnë se nuk kanë marrë asnjë trajnim kundër COVID-19 se si duhet të vishen e zhvishen për t’iu ruajtur infeksionit. Por ajo që rezulton më shqetësuese është numri i kufizuar i testimeve të bluzat e bardha, që ka të bëjë direkt me sigurinë e tyre në punë. Të dhënat aspak pozitive dalin nga një studim i kryer për periudhën mars-maj 2020 me profesionistët e kujdesit shëndetësor publik, të kryer nga Shoqata “Together for Life” me mbështetjen e Fondacionit "Konrad Adenauer Stiftung". Qëllimi kryesor i tij ishte të kuptuarit e situatës mbi pajisjen e personelit shëndetësor me materialet e mbrojtjes personale, ndjesinë e tyre të sigurisë dhe shqetësimet apo simptomat psikologjike të shfaqura si pasojë e punës gjatë shpërthimit fillestar të pandemisë COVID-19 në Shqipëri. Studimi, aktualisht i vetmi i këtij lloji në Shqipëri, ofron një panoramë të qartë mbi situatën e deritanishme dhe nevojat për materialet e mbrojtjes personale, siguri dhe mirëqenie mendore të personelit shëndetësor në vend. Nga studimi rezultoi se gati gjysma e tyre, për të garantuar mirë-informimin e tyre, kanë eksploruar në internet se si duhet të vishen e të zhvishen nga mantelet mbrojtëse. Pyetjes a janë ndjerë nën presion për të punuar me pacientë, pa materialet mbrojtëse atëherë kur ka qenë e nevojshme? 29% janë përgjigjur shpesh, 42% janë përgjigjur ndonjëherë dhe 29% asnjëherë. Por a janë ankuar tek eprorët vetë mjekët për kushtet e punës?!. Përgjigja në përqindje ka qenë: 67% janë shprehur të pakënaqur, 33% kanë thënë se nuk e kanë ndjerë të nevojshëm në asnjë moment të referojnë ankesë të eprorët e tyre. Nga 67%, që janë shprehur të pakënaqur me kushtet ku kanë punuar vetëm 37 % kanë formalizuar një ankesë për institucionin, ndërkohë që pjesa tjetër e personelit shëndetësor është shprehur se nuk ka formalizuar ankesë, sepse nuk ka pasur besim te zgjidhja dhe 10% e tyre nuk e kanë bërë se kanë pasur frikë për vendin e punës. Rezultatet e studimit të kryer nga Shoqata “Together for Life” janë shumë interesante dhe tregojnë se si është situata reale e kushteve dhe presonin që kanë në punën e përditshme, vetë personeli shëndetësor.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30