Wake Up/ Studimi: 82.4% e qytetarëve nuk ndjehen të sigurt gjatë udhëtimit me urban
25/11/2020 11:48

Transporti publik është një nga shërbimet më të përdorura në Tiranë dhe jo pak herë qytetarët shfaqin ankesa lidhur me kushtet dhe cilësinë që ofrohet. Me qëllim vlerësimin e cilësisë dhe aksesueshmërisë së këtij shërbimi, Qendra STEPS me mbështetjen e Lëviz Albania, përgjatë periudhës Korrik 2020-Tetor 2020, realizoi studimin “Niveli i kënaqësisë së qytetarëve mbi cilësinë e transportit publik në Tiranë” si edhe monitoroi kushtet e ofrimit të këtij shërbimi në terren. Sipas Lorela Musta, Drejtuese Ekzekutive Qendra "STEPS", për këtë studim është kryer një sondazh me 1020 qytetarë të moshës 16-65 vjeç të cilët u përzgjodhën në mënyrë rastësore dhe që janë përdorues të rregullt të transportit urban. Prej tyre, 60.8% ishin vajza dhe gra dhe 39.2% djem dhe burra, të cilët iu përgjigjën një pyetësori. Sipas të dhënave të grumbulluara nga ky studim, koha minimale e pritjes në stacion ka qenë 3.3 minuta dhe koha maksimale deri në 50 minuta në linjën e unazës. "92.35% e pjesëmarrësve në studim kanë raportuar se problematikat me të cilat përballen më shpesh qytetarët janë higjiena e ulët, ambientet e brendshme të urbanëve të pa-ajrosura apo pa kondicioner. Për të ilustruar gjithë këtë panoramë në urbanë janë realizuar edhe disa fotografi që do të ekspozohen të premten tek Kalaja e Tiranës, në një ekspozitë me titull "Arti i të shtypurit""- tha ndër të tjera për Wake Up, Lorela Musta, Drejtuese e Qendrës "STEPS". Gjetjet kryesore të studimit: 1- 82.4% kanë raportuar nivel të ulët të sigurisë gjatë udhëtimit në mjetet e transportit publik; 2- 64.8% e pjesëmarrësve raportuan nivel të ulët të kënaqësisë në lidhje me komunikimin dhe sjelljen e stafit të shërbimit gjatë përdorimit të mjeteve të transportit publik 3- 90.7% e pjesëmarrësve raportojnë nivel të ulët të kënaqësisë mbi cilësinë e shërbimit të ofruar 4- 88% e qytetarëve janë shprehur se aksesueshmëria e mjeteve të transportit publik nga personat me Aftësi të Kufizuara, mosha e tretë dhe nënat me fëmijë është në nivele shumë të ulëta 5- Në 80.70% të rasteve të monitoruara është raportuar se mjetet janë të pajisura me hartën e stacioneve 6- Në 90% të rasteve të vëzhguara, faturinot nuk janë të pajisur me distinktiv dhe në disa raste ata nuk janë të pajisur me uniformë 7- Në 24.80% të rasteve shoferi hap dhe mbyll derën pa u siguruar nëse të gjithë pasagjerët kanë hipur/zbritur nga mjeti, dhe në 35.80% të rasteve është raportuar se shoferi komunikon me qytetarët/faturinon ndërkohë që drejton mjetin. 8- Në 48% të rasteve të monitoruara është raportuar se ka patur mbipopullim të mjeteve të transportit publik, ku shumica e pasagjerëve qëndrojnë në këmbë.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 13 Nëntor 2026
13/11 10:51
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
13/11 10:42
Lajda Porja: Kur pritet të ikë vjeshta!/ Wake Up
13/11 10:40
Si po udhëton stuhia Charles, vendet që po prek?/ Wake Up
13/11 10:30
Intimiteti artificial me anë të lodrave!/ Wake Up
13/11 09:55
Lina vendosi ta mbyllte shtrak-shtruk me një buzëqeshje/ Wake Up
13/11 09:50
Pesë botime të zhanreve të ndryshme letrare nga Shtëpia Botuese ‘Pegi’!/ Wake Up
13/11 09:41
Kush është njeriu më i veçantë në familjen/fisin tuaj dhe pse?/ Wake Up
13/11 09:35
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
13/11 09:32
Nuk je gati për një lidhje nëse mendon se të duhet një lidhje që të ndihesh i plotë…/ Wake Up
13/11 09:31
E pazakontë, 2 fëmijët që rrëshqasin mbi Pitonin gjigand!/ Wake Up
13/11 09:25
Moti/ Stuhia Charles arrin në vendin tonë, reshje shiu edhe erëra mjaft të fuqishme/ Wake Up
13/11 09:20
Wake Up – Emisioni i Plotë, 12 Nëntor 2026
12/11 10:36
Shtatori-Janari, dy muajt kur njerëzit zgjedhin të shkojnë tek psikologët, përse?/ Wake Up
12/11 10:16
“Bashkëshorti im zbukuron pemën e familjes tonë, të prindërve dhe gjyshes”/ Wake Up
12/11 10:16
Psikologia: Duhet t’u shpjegojmë fëmijëve se përse atmosfera festive ndodh në Dhjetor/ Wake Up
12/11 10:16
Përse duhet ta vendosim pemën e Krishtlindjeve që në nëntor? Çfarë zbuloi psikologia/ Wake Up
12/11 10:16
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
12/11 10:11
Idetë e Renisit ishin të gjitha të “shtrak-shtruk”/ Wake Up
12/11 09:46
TIA, revolucioni që do të sjellë në tregun e punës gjatë 2027!/ Wake Up
12/11 09:46