Wake Up/ Studimi: 14 % e të rinjve shqiptarë praktikojnë fenë çdo ditë, 70 % jo
25/11/2019 11:15

Marrëdhënia që ne shqiptarët kemi me besimin fetar është komentuar në çdo kohë. Duket sikur vit pas viti interesi për fenë rritet e kjo gjë vihet re edhe tek moshat e reja. Të dhënat e një studimi të fundit tregojnë se 14 % e të rinjve shqiptarë të moshës 15-35 vjeç, e praktikojnë fenë çdo ditë. Ndërsa pjesa më e madhe e të pyeturve, rreth 70 % ose nuk e praktikojnë aspak fenë përveçse në raste festash fetare. Studimi është realizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Shqipëri. Tre boshtet kryesore të këtij studimi janë: Liria e besimit mes të rinjve në familje dhe komunitet; Situata e edukimit mbi liritë fetare në institucionet arsimore; Perceptimi i të rinjve rreth radikalizmit dhe ekstremizmit. Rezulton se 55% e të rinjve të anketuar, i përkasin besimit Islam, ndjekur nga 14% të besimit katolik dhe 12% të besimit ortodoks. Ndërkohë, 15% e tyre janë tregojnë se nuk i përkasin asnjë besimi. Studimi në fjalë ka për qëllim që të ulë paragjykimet për fenë e tjetrit dhe të nxisë harmoninë mes besimeve të ndryshme fetare. Ҫështja e fesë është gjithmonë e më shumë në vëmendje botërisht, aq më tepër në një kohë kur grupet radikale apo ekstremiste janë aktive dhe veprojnë shpeshherë në emër të saj. Kryesisht në dy dekadat e fundit, Ballkani është shndërruar në një terren të favorshëm për depërtimin e ideve radikale dhe ekstremiste islamike dhe për eksportimin e terrorizmit islamik në Evropë, ndaj jo më kot temat që lidhen me fenë janë aq sensitive. Në Shqipëri radikalizmi fetar ka depërtuar që në vitet e para të tranzicionit përmes fondacioneve islamike, ndërsa është përhapur sidomos gjatë dhe pas viteve 2000 përmes aktorëve fetarë që përgjithësisht kanë qenë jashtë kontrollit të institucioneve zyrtare të fesë.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30