Wake Up/ Stigma po frenon luftën kundër COVID-19. Të infektuarit frikë nga paragjykimet
20/07/2020 11:05

Stigma dhe frika prej sëmundjeve ngjitëse pengojnë reagimin ndaj tyre, ndaljen e përhapjes së virusit dhe shërimin në kohë të pacientëve. Kjo është ajo që po rezulton së fundmi në Shqipëri ku të infektuarit po tregohen me gisht, po stigmatizohen duke i bërë ata jo vetëm ta fshehin virusin që mbartin, por edhe të reagojnë me vonesë. Që në krye të herës, OKB-ja u është drejtuar me një apel të gjitha vendeve që po luftojnë me COVID-19. Dhe jo më kot! Frika nga virusi po bën që njerëzit të tregojnë edhe anë që nuk ua kemi njohur. Sikur të mos mjaftonin paragjykimet e gjithëllojshme që kemi si popull, duket se COVID-19 po krijon vërtet një distancim social, por kësaj radhe në formën e stigmatizimit. Denata Toçe, psikologe tha se siç ka pësuar virusi mutacionet e veta, ashtu kanë pësuar dhe mendimet tona disa mutacione gjatë kësaj kohe. "Ne kemi filluar të krijojmë një hiper zmadhim të virusit, kemi filluar të krijojmë vetë historira rreth virusit. Po të shihni ne mundohemi të jemi shumë më përpara me informacione edhe se vetë OBSH."- tha psikologia, Denada Toçe. Përgjithësisht fshehja e sëmundjes, sipas saj ka ekzistuar edhe para kësaj pandemie. " Ne e kemi fshehur sëmundjen tonë edhe më parë. Ja kemi fshehur partnerit. Pra kjo ka ekzistuar dhe më parë por tani ne kemi edhe frikë. Në një farë mënyrë frika që kemi nuk është ajo që na bën ta paragjykojmë tjetrin por të ruhemi nga tjetrit. Por çfarë ndodh? Në momentin që ne shikojmë që ai që kemi përballë është i papërgjegjshëm ndaj nesh ne i vëmë gishtin. Ekstremi tjetër është se ata njerëz që nuk e kanë informacionin e duhur fillojnë dhe trillojnë aq shumë sa e paragjykojnë tjetrin që kanë përballë. Pastaj duam të nxjerrim gjithmonë një fajtor por në këtë situatë fajtorë jemi të gjithë bashkë. Kjo është diçka që do të zgjasë dhe njerëzit duhet të mësohem me këtë stil jetese për një kohë të gjatë derisa të stabilizohet situata"- tha Toçe e cila vuri theksin se pasoja më e madhe që do të lërë kjo pandemi është depresioni social.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30