Wake Up/ Sot festohet dita e “fërgesës tironse”. Kulinaria si atraksion turistik
17/07/2020 11:00

Pra, siç e thamë, pavarësisht se fërgesa është një gatim që konsumohet në gjithë Shqipërinë, ai është specialitet i Tiranës. Sot në Tiranë organizohet për të tretin vit radhazi, duke u kthyer tashmë në traditë, Dita e Fërgesës. Ne ishim në një lidhje direkte me gazetaren tonë Edlira Sulejmani (Tufina), e cila bashkë me të ftuarit e saj na njohë mbi aktivitetet që organizohet sot pasdite ora, 18.00 në Kalanë e Tiranës në këtë ditë. Siç shpjegoi dhe organizatorja Dhurata Thanasi, dita e këtij gatimi tradicional do të jetë një aheng i vërtetë tirons. Fërgesa e Tiranës, ose siç thonë “Tironcit”: “Fërges Tirone”, nuk dihet në fakt se ku i ka rrënjët, por pranohet nga të gjithë se është një pjatë tradicionale, emblemë e kuzhinës autoktone shqiptare. Studiuesit e kanë pasur të vështirë t’i përcaktojnë me saktësi zanafillën si në kohë ashtu dhe në gjeografinë e territorit. Por është fakt që familje si Bakallët, Demnerët, Allajt, Petrelasit, Karajt, Tafajt etj, e kanë gatuar këtë pjatë në “fteret dhe tavat e dheut të tyne” sipas të njëjtës mënyrë. Studiuesi i historisë së artit kulinar, Mondi Kikino shpjegon që fërgesa tiranase, kjo pjatë ndjellëse dhe gjithë shije, ka brenda saj përbërësit kryesorë të gatesave të kohës që e lindi si, t’lynin, ose vajin apo sallon (dhjamin e kafshëve), gjizën, mishin ose mëlçitë e zeza, miellin dhe specin e kuq djegës. Qepët dhe hudhrat, të cilat dhe ato janë pjesë përbërëse e recetës, sipas tiranasve, janë shtuar shumë më vonë, por që tashmë përbëjnë elementët kryesorë të saj. Shumëkush fërgesën e quan dhe tavë dheu, pasi përbërësit e saj pasi fërgohen, vendosen në një tavë dheu dhe futen në furrë “derisa me i dal t’lyni cipër”. Gjithashtu fërgesa tradicionale nuk duhet ngatërruar me “fergesën e verës” siç quhet dhe ndryshe fërgesa e gatuar me speca, domate, djathë të bardhë dhe vezë

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30