Wake Up/ Sondazhi: 42% e nxënësve kanë vështirësi të ndjekin mësimin nga celulari
14/04/2020 10:30

Nëse nxënësit nuk do të arrijnë të përfitojnë maksimalisht nga mësimi në distancë, do të kemi nxënës që do ta mbyllin këtë vit akademik (ndoshta edhe tjetrin) me shumë mangësi serioze. Ndaj aktualisht është e domosdoshme që edhe të gjenden urgjent forma që edhe mësuesit të mund t’i përballojnë (pasi jo të gjithë kanë njohuri digjitale). Këtë kupton nëse lexon një sondazh të projektit “Aftësi për Punë”, projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Shqipëri, i zbatuar nga “SwissContact”, që adreson sfidat kryesore në Arsimin dhe Formimin Profesional. Projekti vëren se ka mjaft problematikë në mësimin në distancë; duke nisur që nga fakti se shumë nxënës nuk kanë internet, apo edhe nga fakti tjetër që thuajse të gjithë përdorin celularin, pajisje që nuk është aspak e volitshme për të mësuar në distancë. Rezultatet e sondazhit kanë nxjerrë këto shifra: 89% e nxënësve përdorin celularët për të komunikuar dhe siguruar pjesëmarrje në procesin mësimor dhe një pjesë e madhe e tyre shprehen, në pyetjet e hapura, se kjo është e lodhshme duke qenë se janë të detyruar të shpenzojnë shumë orë përpara celularit. Mungesa e materialeve digjitale është vënë re për 54% të mësuesve, mungesa e internetit për 27% të mësuesve; dhe mungesa e pajisjeve elektronike e infrastrukturë fizike të përshtatshme për 22.4% të mësuesve. Gjithashtu ka rezultuar se fëmijët kanë hasur vështirësi për të kuptuar shpjegimin e mësuesve nga 42% të nxënësve dhe vështirësi për të ndjekur mësimin nga celulari, ndërkohë që 89% e tyre e ndjekin mësimin nëpërmjet celularit

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30