Wake Up/ Sivjet, vrojtuesit e plazheve me protokoll dhe me synim certifikimin Blue Flag
26/06/2020 10:30

Në një kohë që koordinatorët e hoteleve do të jenë përgjegjës për zbatimin e protokollit brenda hotelit në plazhit, rojet e plazheve do të jenë ata që monitorojnë distancimin e pushuesve. Sipas Ministrisë së Turizmit që tashmë ka shpërndarë prej kohësh protokollet e sigurisë, këtë vit do të ketë një menaxhim më të mirë sepse e kërkon dhe situata e pandemisë. Dhe një rol të rëndësishëm sivjet do të kenë edhe vrojtuesit e plazheve. Megjithëse të gjithë e kanë mendjen te COVID-19, risi e këtij viti do të jetë edhe certifikata Blue Flag, për të cilën tashmë mund të aplikojnë edhe plazhet shqiptare. Blue Flag është certifikate globale mjedisore e cila u jepet plazheve që plotësojnë kritere të standardizuara në lidhje me higjienën, sensibilizimin për mbrojtjen e mjedisit, aksesimit të lehtësuar për të gjitha shtresat, brigje të pastra, mbetje të trajtuara etj. Thelbi i Blu Flag është brigje të pastra dhe aksesim për të gjithë: Cilësi uji, sinjalistikë, siguri në plazh, dushe, ujë i pijshëm, hapësira mes çadrave, aksesim për personat me aftësi të kufizuara (kriter i panegociueshëm) që nuk e kanë as resortet luksoze te ne. Deri më sot, Shqipëria ka qenë e vetmja në rajon pa Flamurin Blu. Nga 2020, plazhet shqiptare mund të aplikojnë për këtë standard dhe certifikate globale, por kanë mangësi në plotësimin e kritereve të detyrueshme. Deri më sot s’ka pasur trup certifikues.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 18 Nëntor 2026
18/11 10:45
Specialisti imobiliar zbulon zonat ideale për të blerë shtëpi në Tiranë!/ Wake Up
18/11 10:28
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
18/11 10:15
Anila pa “shtrak-shtruk” brenda dhomës dhe vazhdoi serbes/ Wake Up
18/11 10:09
1 në 4 shqiptarë mbajnë antibiotik në shtëpi, eksperti: Shqëtësuese!/ Wake Up
18/11 09:56
Eksperti: Antibiotikët rimbursohen, por ka zvarritje në procedura!/ Wake Up
18/11 09:50
“Mjekët i përshkruajnë antibiotikët shpesh pa bërë teste”!/ Wake Up
18/11 09:49
Shqiptarët të fiksuar pas antibiotikëve, eksperti rrëfen arsyet!/ Wake Up
18/11 09:35
Cila fjali e prindërve ju bezdiste dikur ndërsa sot e përdorni vetë?/ Wake Up
18/11 09:33
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
18/11 09:23
A e keni vënë re sa shpesh mirësia jonë nuk vihet re aspak?/ Wake Up
18/11 09:23
Robert Pattinson konfirmohet si James Bondi i ri!/ Wake Up
18/11 09:22
Mot me shira të dendur dhe probleme me përmbytjet në këto rajone…/ Wake Up
18/11 09:03
Kur është momenti i duhur për të veshur pizhamet?/ Wake Up
18/11 09:01
Wake Up – Emisioni i Plotë, 17 Nëntor 2026
17/11 11:12
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
17/11 10:57
Çajrat që duhet të konsumojmë në mëngjes…/ Wake Up
17/11 10:52
Nutricionisti: Gabimi me vezën, shumica heqin të verdhën dhe konsumojnë të bardhën!/ Wake Up
17/11 10:49
Nutricionisti: Çfarë duhet të zgjidhni mes një byreku dhe brioshi?/ Wake Up
17/11 10:43
Mëngjeset që nuk iu marrin aspak kohë janë këto!/ Wake Up
17/11 10:39