Wake Up/ Sindi Breshani fiton çmim botëror duke vënë në lojë diktaturën dhe propagandën
01/10/2020 11:11

Sindi Breshani, e cila prej 6 vitesh jeton në Londër, është shpallur një nga fitueset e konkursit “Women in Games: Student Portfolio Award” në fushën e industrisë së lojrave digjitale. “Women in games” është një organizatë jo-fitimprurëse që kërkon një industri, kulturë dhe komunitet lojrash pa diskriminim gjinor, duke mbështetur gratë. Sindi ka studiuar në Angli dhe aktualisht është asistente pedagoge pranë “Goldsmiths, University of London” dhe po kryen masterin në “Information Experience Design” në Royal College of Art. Në projektet e saj ajo përdor teknologjitë interaktive dhe lojërat për të dokumentuar aspekte të realitetit. Punët e Sindit janë prezantuar në Tate Britain, Somerset House, V&A Museum of Childhood, Games for Change New York. Disa nga video-lojërat që ajo ka realizuar janë "Propaganda", "Diktatura", "The Village", "Race for the Arctic", "Destination Sainsbury's" apo "Users Research Methods". "Propaganda" është një lojë që demaskon se si propaganda bashkëkohore nga media, politika apo feja arrin të na manipulojë, kontrollojë dhe gënjejë. Me këtë projekt Sindi është prezantuar në "Indie Cade Festival California". Ndërsa "Diktatura", e cila tregon për 9 persona që kanë jetuar gjatë diktaturës duke kapur aspekte të ndryshme, për të parë eksperiencën personale më shumë se sa të treguarit të historisë në mënyrë objektive. Për ta realizuar "Diktaturën" Sindi ka intervistuar dikë që është burgosur sepse dëgjonte muzikë italiane, një prift dhe një agjente të dyfishtë. Edhe pse në një moshë të re ajo është designer, producente dhe regjisore e padyshim do të na zbulojë edhe më shumë drejtpërdrejt në skype nga Londra.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30