Wake Up/ Simboli i pajës së nënave tona. Rizgjohet tradita e harruar e punimit të jorganëve
20/11/2020 11:26

Dikur një nuse nuk shkonte te burri nëse në pajën e saj nuk kishte disa jorganë të punuar me dorë. Brezi i nënave dhe gjysheve tona i mban mend e ndoshta mund të ketë prej tyre që ende e mbajnë në shtëpi si relikte jorganin e natës e martesës. Në varësi të ngjyrave, copës beze apo atllas dhe motiveve, jorgani asokohe ishte simbol i pajës së nuseve të reja por dhe mirëqenieje për familjet shqiptare. Por moderniteti e "dënoi" me "vdekje" traditën e punimit të jorganëve. Por muzikanti dhe koleksionisti Ermal Sela, që vjen nga një familje e njohur që zejtarinë dhe veçanërisht nga ajo e traditës së punimit të jorganëve që trashëguan në katër breza. Sot ai ka përmbledhur rreth 200 modele të ndryshme të jorganëve në një libër që vjen jo vetëm me informacione por edhe si një formë katalogu që na njeh më traditën e hershme. Aty shikojmë skica dhe modele nga më të larmishmet, motivet floreale, gjeometrike, simbolet kombëtare apo edhe pagane të qepura me pe mëndafshi mbi atlas. Përveç funksionit mbrojtës, jorganët kishin një rëndësi të madhe për mënyrën se si dukeshin sepse edhe kjo pjesë përçonte mesazhe të rëndësishme. Pas viteve ’90 u zbeh tradita e zejtarisë por shumë nga skicat e dikurshme ruhen akoma me fanatizëm nga familja Sela dhe disa familje të tjera. Pak ditë më parë Ermali realizoi edhe një ekspozitë pranë Kalasë së Tiranës, ku u ekspozuan disa nga fotot ilustruese të jorganëve për t’i kthyer edhe njëherë në vëmendjen e brezit të vjetër por edhe për të zgjuar kuriozitetin e të rinjve. Ai vetë nuk e ka trashëguar këtë traditë por koleksionon me fanatizëm disa nga mjetet e punës që kanë përdorur prindërit apo gjyshërit e tij përpara shumë vitesh.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 13 Nëntor 2026
13/11 10:51
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
13/11 10:42
Lajda Porja: Kur pritet të ikë vjeshta!/ Wake Up
13/11 10:40
Si po udhëton stuhia Charles, vendet që po prek?/ Wake Up
13/11 10:30
Intimiteti artificial me anë të lodrave!/ Wake Up
13/11 09:55
Lina vendosi ta mbyllte shtrak-shtruk me një buzëqeshje/ Wake Up
13/11 09:50
Pesë botime të zhanreve të ndryshme letrare nga Shtëpia Botuese ‘Pegi’!/ Wake Up
13/11 09:41
Kush është njeriu më i veçantë në familjen/fisin tuaj dhe pse?/ Wake Up
13/11 09:35
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
13/11 09:32
Nuk je gati për një lidhje nëse mendon se të duhet një lidhje që të ndihesh i plotë…/ Wake Up
13/11 09:31
E pazakontë, 2 fëmijët që rrëshqasin mbi Pitonin gjigand!/ Wake Up
13/11 09:25
Moti/ Stuhia Charles arrin në vendin tonë, reshje shiu edhe erëra mjaft të fuqishme/ Wake Up
13/11 09:20
Wake Up – Emisioni i Plotë, 12 Nëntor 2026
12/11 10:36
Shtatori-Janari, dy muajt kur njerëzit zgjedhin të shkojnë tek psikologët, përse?/ Wake Up
12/11 10:16
“Bashkëshorti im zbukuron pemën e familjes tonë, të prindërve dhe gjyshes”/ Wake Up
12/11 10:16
Psikologia: Duhet t’u shpjegojmë fëmijëve se përse atmosfera festive ndodh në Dhjetor/ Wake Up
12/11 10:16
Përse duhet ta vendosim pemën e Krishtlindjeve që në nëntor? Çfarë zbuloi psikologia/ Wake Up
12/11 10:16
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
12/11 10:11
Idetë e Renisit ishin të gjitha të “shtrak-shtruk”/ Wake Up
12/11 09:46
TIA, revolucioni që do të sjellë në tregun e punës gjatë 2027!/ Wake Up
12/11 09:46