Wake Up/ Shqiptarja Antigona Kalimashi, e para grua që dekorohet nga Ushtria e Zvicrës
18/06/2020 11:08

Antigona Kalimashi, e lindur dhe rritur në Zvicër ka vendosur që të ndjekë pasionin e saj për t'u angazhuar në forcat e armatosura Ajo është 23 vjeҫe dhe me origjinë nga Prizreni dhe e ka ruajtur më së miri gjuhën dhe lidhjet me Kosovën të cilën e viziton shumë shpesh. Pak ditë më parë Antigona është vlerësuar nga ushtria e Zvicrës me të ashtuquajturin "shiriti CdA". Ajo e ka marrë të ashtuquajturën dekorata "Ribbon" për aktin guximtar për shpëtimin e një jete të një gruaje që kishte rënë para trenit në stacionin e Freiburg. Antigona arriti që t'i ndalojë gjakderdhjen, duke përdorur rripin e uniformës ushtarake. Sipas informacionit të publikuar nga faqja e "Schweizer Armee" mësohet se Antigona është personi i parë që ka marrë deri sot një "shirit CdA" nga shefi i Ushtrisë Zvicerane. Ajo që e bën shumë interesante Antigonën si personazh është edhe fakti që ka studiuar për farmaci dhe ka punuar 5 vite si asistente farmaciste. Ajo ka ndjekur ushtrinë për rreth 4 muaj vitin e kaluar dhe në maj të këtij viti ka vijuar shkollën për nënoficere. "Mua më kanë pëlqyer gjithmonë profesionet që kanë uniformë. Ëndrra ime ka qenë më u bë police me ndjek shkollën e policisë, frymëzuar dhe nga filmat amerikanë që shihja kur isha e vogël. Por për momentin jam në ushtri dhe po më pëlqen ushtria dhe besoj do të qëndroj këtu. Sigurisht që ka disa njerëz që nuk u pëlqejnë gratë në ushtri, që gratë bëjnë të njëjtin profesion si ata por janë shumë pak në numër fatmirësisht."- tregoi ushtarkja Antigona Kalimashi.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30