Wake Up/ Shqiptari i filmit “Honeyland”: Pse historia e Hatixhesë na hapi dyert në “Oscar”
19/02/2020 12:05

Fejmi Daut dhe Samir Ljuma, janë dy kineastë shqiptarë nga Maqedonia, të cilët me filmin "Honeyland", ia dolën që të shkelnin në tapetin e kuq të ceremonisë së ҫmimeve "Oscar". Filmi dokumentar "HoneyLand" me regji të Lubo Stefanov dhe Tamara Kotevska është filmi i tretë nga Maqedonia e Veriut që nominohet për çmimin prestigjoz, ndërsa është i pari në historinë e vendit që ka dy nominime. Më konkretisht u nominua në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar, ku përpos tij ishin edhe filmi “Corpus Christi” nga Polonia, filmi “Les Miserables” nga Franca, “Pain and Glory” nga Spanja dhe “Parasite” nga Koreja e Jugut."HoneyLand" gjithashtu u nominua edhe në kategorinë e filmit më të mirë dokumentar, së bashku me filmat: “American Factory”, “The Cave”, “The Edge of Democracy”, dhe “For Sama”. Kjo është një eksperiencë shumë e rëndësishme për karrierën e tyre në vazhdim. Ceremonia e 92-të e ndarjes së çmimeve më prestigjioze të filmit Oscar u mbajt në Los Angeles më 9 shkurt. Ndërkohë pak ditë më parë Samir Ljuma dhe Fejmi Daut morën edhe çmimin për kinematografi më të mirë për filmin dokumentar në ndarjen e çmimit të 34-të të ASC (The American Society of Cinematographers). Ata kanë qenë në vende të ndyshme të botës, nëpër festivale të rëndësishme ku kanë prezantuar filmin e tyre. Xhirimet e këtij filmi ka zgjatur tre vite dhe personazhi kryesor është Hatixhe Muratova, e cila shfaqet në këtë dokumentar sikurse është në përditshmërinë e saj. Ajo është një bletërritëse maqedonase me origjinë turke që jeton në fshatin Bekirlija të komunës së Lozovës. Hatixhe jeton së bashku me nënën e saj 85-vjeçare pjesërisht të verbër, Nazifen, e cila është plotësisht e varur nga kujdesi i së bijës. Të dyja e sigurojnë jetesën vetëm në saj të fitimeve nga mjalti të cilin e Hatixhe e tregton në Shkup duke udhëtuar për katër orë në këmbë dhe me tren.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30