Wake Up/ Shqipëria për herë të parë në Kampionatin Botëror të Garave me Makina
05/11/2019 13:24

Flamuri kuqezi është valëvitur për herë të parë këtë fundjavë në Kampionatin Botëror, FIA Motorsport Games – Kampionati i Garave me Makina. Për herë të parë në histori Shqipëria mori pjesë në një kampionat botëror, me Alexia Karagunin dhe Kristofor Mjeshtrin (15 dhe 16 vjeç), të cilët garuan në disiplinën Karting Slalom. Të dy pilotët janë në hapat e parë të motorsportit. I kanë pasion garat me makina dhe kartingu është një mundësi për të hyrë në botën e motorsportit. Alexia është nga Tirana dhe nxënëse në një shkollë jo-publike në kryeqytet. Kristofor Mjeshtri është nga Poliçani dhe jeton në qytetin e tij. Është nxënës në shkollën publike te Poliçanit. Ka sakrifikuar gjatë kësaj periudhe duke udhëtuar nga Poliçani për t’u stërvitur në Tiranë. Kristofori ka qenë pjesëmarrës dhe fitues i disa garave në Kampionatin Kombëtar të Kartingut në 2019. Për rreth tre javë ata janë stërvitur intensivisht nga Auto Club Albania. Synojnë që ta vazhdojnë këtë rrugë. Synimi i FIA-s dhe i Auto Club Albania është që të krijojnë të gjitha kushtet për afrimin e të rinjve në motorsport.

Wake Up rikthehet me studio të re, ja çfarë rrëfejnë moderatorët/ Wake Up
26/10 09:00
Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43