Wake Up/ Shqetësime me gjumin? Psikologu Dragoti: Mos mbani TV ndezur, lexoni gjëra të mërzitshme
12/06/2020 10:42

Për shumë njerëz në mbarë botën, pandemia ndryshoi mënyrën e tyre të të fjeturit, që nga oraret e deri tek cilësia e gjumit. Edhe pasi kaloi kjo periudhë e izolimit të dhënat studimore kanë treguar se disa njerëz e kanë të vështirë që të përshtaten dhe të rikthehen në parametrat e dikurshëm të gjumit. Pak ditë më parë, studiuesit nga King’s College London kryen një studim me 2,254 të rritur britanikë për të konstatuar sesi epidemia dhe izolimi kanë ndikuar në gjumin e tyre. Nga të anketuarit, gjysma thanë se gjumi ka qenë më i shqetësuar sesa zakonisht, përfshirë 46 përqind të burrave dhe 52 përqind të grave. Më shumë se 60 përqind e tyre thanë se financat ishin prekur nga bllokimi, dhe kjo gjë është reflektuar edhe në probleme me gjumin. Afërsisht 6 në 10 pjesëmarrës raportuan se kishin përvojë më të dobët të gjumit që nga izolimi dhe 39 përqind thanë se ata kanë fjetur më pak sesa zakonisht. Studiuesit zbuluan se të rinjtë kishin më shumë të ngjarë të raportonin ndryshime në modelet e tyre të gjumit. Pothuajse gjysma e moshës 16 deri 24-vjeç deklaruan se ata flinin më pak orë sesa disa muaj më parë. Po ashtu 1/3 e moshës 35 vjeç e lart treguan se flenë më pak. Profesori Bobby Duffy, drejtor i Institutit të Politikave në King's College London, argumentoi se si natyra "shqetësuese" e pandemisë ka ndikuar negativisht në 2/3 e popullsisë. Edhe ata që kanë fjetur disa orë më shumë, kanë rezerva për cilësinë e gjumit. Të njëjtët ekspertë aktualisht po ndjekin më shumë se 90,000 njerëz për të kuptuar se si pandemia është duke ndikuar në shëndetin e tyre mendor dhe në mirëqenien e përgjithshme. Psikologu, Edmond Dragoti na dha sot recetën e një gjumi të mirë dhe të shëndetshëm.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30