Wake Up/ Shefja e Pediatrisë: Vaksina e gripit si mbron fëmijët nga COVID. Hapja e shkollës me risk
16/09/2020 12:22

Jemi në ditët e para të fillimit të vitit shkollor, dhe tashmë fëmijët janë më pranë njëri-tjetrit çka shihet si rrezik për përhapjen e COVID-19. Dr.Gjeorgjina Kuli-Lito, Shefja e Infektivit të Pediatrisë, Tiranë tha se jemi në një periudhë virozash të cilat mund të ngatërrohen me simptomat e COVID-19 por që asnjë shenjë nuk duhet neglizhuar. Prindërit duhet t'i drejtohen mjekut për çdo simptomë qoftë dhe një temperaturë të lehtë që vënë re te fëmijët e tyre. "Çdo temperaturë te fëmija duhet vlerësuar. Prindërit duhet të jenë vigjilent ndaj çdo shenjë. Duhet të qartësohet që vaksina e gripit nuk mbron nga COVID por ka një mbrojtje të mirë të formave të ndryshme të virusit të influencës. Por pse ndihmon në këtë rast dhe këmbëngulim më shumë se vitet e tjera që në këtë rast të aplikohet më shumë vaksina e gripit te fëmijët?! Sepse ne thamë së çdo sëmundje që prek rrugët respiratore, ul imunitetin prish mbrojtjen e rrugëve të frymëmarrjes dhe pastaj favorizon për një formë më të rëndë të një sëmundje tjetër. Kështu që sigurisht vaksina e gripit në radhë të parë na mbron nga prekja e gripit dhe nga moskonfondimi i diganozës, sepse shenjat janë njësoj si të influencës si të gripit por ajo që është më e rëndësishme mbroj rrugët e frymëmarrjes"- tha Dr.Gjeorgjina Kuli-Lito. Epyetur nëse hapja e shkollës ka pasur ndikim në shtimin e rasteve të fëmijëve me Covid ajo tha: "Aktualisht që flasim nuk ka shtim të rasteve me hapjen e shkollës ndoshta por nëse do të kemi shtim të rasteve për këtë arsye pritet që kjo të ndodhë javën e parë të tetorit. Megjithatë shkolla është një faktor risku plus. Pritshmëritë janë që të ketë shtim të rasteve me COVID tek fëmijët. Ne duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me virusin. Nuk mund të ndalohet aktivitetit social në pritje të ikjes së virusit. Fëmijët janë shumë të rregullt dhe të edukuar madje më shumë se dhe vetë prindërit për të mbajtur maskën dhe respektuar rregullat".

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30