Wake Up/ Sëmundja e melanomës, po prek edhe fëmijët. Mjekët apel: Kujdes me ekspozimin në diell
27/07/2020 10:53

Me ardhjen e verës, rrezet e diellit forcohen në mënyrë të menjëhershme dhe ende njerëzit nuk kanë filluar të përdorin krem mbrojtës për lëkurën. Disa minuta në kafe, apo edhe duke ecur në rrugë, mund të shkaktojnë djegie të lëkurës në nivele të ndryshme, të cilat vihen re vetëm në darkë. Përveç djegies mekanike, ekspozimi për një kohë të gjatë në diell, sjell edhe një sërë rreziqesh të tjera për lëkurën, siç është melanoma, një nga llojet e tumoreve më agresivë. Shkaktari parësor i kancerit të lëkurës është ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë në diell. Çdo vit diagnostikohen rreth 130 000 melanoma malinje në gjithë botën, ndërsa në Shqipëri rastet kanë ardhur duke u rritur vit pas viti. Referuar statistikave nga ISHP 25 raste me këtë lloj kanceri u konfirmua në vitin 2019, ndërsa në periudhën kohore 2016-2018 ishin 151 raste. Melanoma është një lloj kanceri i lëkurës që ka një shkallë të lartë mortaliteti që arrin deri në 75%. Ndaj kujdesi për të mos u prekur nga sëmundja duhet të jetë i lartë. Ekspozimi i shpeshtë dhe djegiet e shpeshta të lëkurës nga dielli në fëmijëri mund të shkaktojnë dëmtime të pakthyeshme, të cilat më pas mund të bëhen shkak për shfaqjen e kancerit të lëkurës. Njerëzit me lëkurë të errët kanë mundësi më të pakta për shfaqjen e kancerit të lëkurës, por ata përsëri preken nga dëmtimet e shkaktuara nga ekspozimi në diell, kryesisht te sytë dhe sistemi imunitar. Erjona Shehu, mjeke dermatologe shpjegoi disa terapi për trajtimin e melanomës. "Shqetësues është fakti se kjo sëmundje po vihet re dhe te moshat e reja. P.sh. te fëmijët melanoma është një sëmundje shumë e rrallë por së fundmi, është vënë re se kemi raste të shfaqjes së malanomës edhe te kjo grupmoshë"- tha mjekja dermatologe, Erjona Shehu.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30