Wake Up/ Rusia tejkalon Kinën për rastet me KOVID-19. Studentja shqiptare rrëfen situatën atje
01/05/2020 11:04

Përgjatë këtyre 8-të javëve me anë të lidhjeve skype kemi shkuar anembanë botës, për të mësuar më shumë detaje rreth shteteve të ndryshme. Këtë mëngjes do të ndalemi në Moskë, Rusi ku në fakt këtë javë ia ka tejkaluar Kinës dhe Iranit, përsa i përket rasteve të reja të të infektuarve. Rusia aktualisht është vendi i 8-të më i prekur përsa i përket infeksioneve, rasteve të konfirmuara. Kujtojmë se në fund të muajit mars (25 mars), Rusia mori masa përsa i përket kontrollit dhe përhapjes së këtij virusi, ndërkohë që me 13 prill këto masa u shtrënguan akoma dhe më shumë. Presidenti Vladimir Putin, dy ditë më parë njoftoi se për shkak të rritjes së rasteve të reja, masat e izolimit do të mbeten në fuqi deri më 11 maj edhe pse transporti publik brenda qyteteve nuk është mbyllur por jashtë qytetit po. Për të na folur më gjatë rreth situatës në Moskë, ishim në një lidhje skype me studenten Xhoi Çela, që studion në “Peoples' Friendship University”, ku kryen masterin për kritikë letrare. "Ne jetojmë në një konvikt ku kemi mjedise të përbashkëta; gatuajmë në një vend, jetojmë me të tjerë në dhomë etj. Le të themi që, ka një lloj rrezikshmërie por kujdesi është shumë i madh; nuk dalim jashtë dhe qëndrojmë të gjithë brenda. Fatmirësisht në konviktin ku unë banoj nuk ka pasur të infektuar por ka pasur në konvikte të tjera. Dy javë më parë u shfaqën rastet e para dhe u morën masa drastike . U bënë teste për të gjithë konviktin dhe ishin të vazhdueshme. Të prekurit u izoluan dhe situata tani është nën kontroll"- tregoi studentja shqiptare në Moskë, Xhoi Çela. E pyetur përsa i përket shqiptarëve që jetojnë në Moskë dhe nëse ka të prekur midis tyre ajo tha: "Këtu ka një numër të vogël shqiptarësh. Me sa kam biseduar me miket e mia ka pasur dy shqiptarë të prekur por me simptoma të lehta".

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30