Wake Up/ Robert Aliaj dhe vajza Gala në izolim prej 15 ditësh, pikturojnë dhe i këndojnë atdheut
31/03/2020 11:39

Ai është një artist që njihet për origjinalitetin e tij dhe që prej vitesh së bashku me familjen jeton dhe punon në Belgjikë (Bruksel), por udhëtimet për në Shqipëri i ka të shpeshta. Po flasim për artistin Robert Aliaj i cili së bashku me familjen janë vetizoluar prej 15 ditësh. Kujtojmë se me datë 27 mars Këshilli Kombëtar i Sigurisë në Belgjikë vendosi të zgjasë masat e kontrollit për Kovidin 19 deri më 19 prill ndërsa në një konferencë për shtyp, kryeministrja belge, Sophie Wilmès tha se ky vendim mund të rinovohet për dy javë deri më 3 maj, në varësi të situatës. Por si po i kalon këto ditë karantinimi artisti shumëdimensional; Robert Aliaj dhe vajza e tij Gala. Roberti përmes një lidhje skype na tregoi çdo cep të shtëpisë dhe se sa kreative mund të jetë qëndrimi në shtëpi për të dhe vajzën e tij Gala. Kujtojmë se Gala Aliaj në muajin shkurt ka mahnitur jurinë e “The Voice Kids Belgium”. Ajo ka shkëlqyer në fazën e audicioneve të fshehta në vendin ku ajo ka lindur dhe është rritur. Gala konkuroi me këngën “Don’t know Why” të Norah James dhe bëri që të katërt anëtarët e jurisë të kthenin karriget që në notat e para muzikore. Gala këndoi ekskluzivisht për ne një motiv nga kënga e Norah James por na surprizoi padyshim me këngën e njohur shqiptare "Për ty atdhe".

Blogerja e ushqimit: Gatimi i ushqimit ka plus-e, kontrollon përbërësit etj – Në Shtëpinë Tonë
20/11 11:04
Wake Up – Emisioni i Plotë, 20 Nëntor 2026
20/11 11:00
Fituesit e lojërave për sot në Wake Up!
20/11 10:34
Ku po ruhen të dhënat e nxënësve nga survejimi me kamera?/ Wake Up
20/11 10:33
“Smart City”, gazetari: Janë konstatuar mangesi në mbrojtjen e të dhënave!/ Wake Up
20/11 10:20
Sa po gjen zbatim “Smart City” në shkolla!/ Wake Up
20/11 10:13
Kamerat në shkolla, siguri apo dhunim i privatësisë?/ Wake Up
20/11 10:12
A është zemra juaj vërtet e shëndetshme? Dr. Arjola Cuka tregon kontrollet që duhen kryer/ Wake Up
20/11 09:53
Baçi është trim, por e ka tmerr “shtrak-shtruk”!/ Wake Up
20/11 09:48
A është zemra juaj vërtet e shëndetshme? Dr. Arjola Cuka tregon kontrollet që duhen kryer/ Wake Up
20/11 09:48
Kush jeni dhe nga po na ndiqni sot në mëngjes?/ Wake Up
20/11 09:32
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
20/11 09:23
Zgjidhe me kujdes mallkimin tënd: ditë të mërzitshme apo ditë plotë emocione/ Wake Up
20/11 09:16
Proteinat dhe plakja, çfarë tregon studimi i 350-të?/ Wake Up
20/11 09:07
Mot me vranësira të dendura dhe rrebeshe të izoluara shiu. Ulen temperaturat/ Wake Up
20/11 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 19 Nëntor 2026
19/11 10:59
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
19/11 10:49
Çfarë është një agjent i Inteligjencës Artificiale?/ Wake Up
19/11 10:27
Kurse 10 ditore për të mësuar Inteligjencën Artificiale/ Wake Up
19/11 10:25
Si mund t’i marrim më të mirën I.A. për të lehtësuar punën tonë?/ Wake Up
19/11 10:14