Wake Up/ Revoltohet mjeku: 127 e leshit, nuk e kap dot kurrë…
23/07/2020 12:29

Nga tre treguesit e përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Komiteti i Ekspertëve, njëri ka një muaj që është plotësuar; mesatarja ditore e numrit të rasteve tashmë e kalon 25 duke arritur gjatë korrikut në mesatarisht 84. Shumë shpejt mund të plotësohen edhe dy kriteret e tjerë; numri i personave të shtruar mund të kalojë 150 dhe ai i personave të shtruar në reanimacion mund të kalojë 25. Ka ekspertë që mendojnë se nëse asgjë nuk do të lëvizë, ka më shumë rrezik që pakënaqësia sociale dhe korrupsioni i mundshëm të fryjnë njëra-tjetrën dhe të krijojnë një pandemi më të madhe që do të kolapsojë jo vetëm sistemin shëndetësor, por gjithë modelet e tjera të qeverisjes politike e ekonomike në këtë vend. Kjo situatë mund të luftohet vetëm me hetim epidemiologjik dhe gjurmim të mirë të virusit, por sipas mjekut Leonard Solis, Institutit të Shëndetit Publik po i zihet fryma dhe nuk po e bën si duhet hetimin epidemiologjik. "Institutit të Shëndetit Publik po i zihet fryma. Duhet decentralizuar ky proces, sepse ISHP-ja nuk e përballon dot. Ata nuk kanë kohë të mendojnë sepse po bëjnë vetëm analiza. Ndërkohë që duhen decentralizuar çështja e laboratorëve dhe testimeve. Është një krim që qeveria nuk lejon spitalet private apo dhe qendrat e tjera shëndetësore të bëjnë testin, sepse edhe 127 është 12...leshi; nuk e merr dot kurrë dhe nuk e kap dot kurrë, dhe nuk ka as mundësi praktike kur thonë që marrim 3000 telefonata nuk ka mundësi praktike t'u përgjigjesh të gjithave. Pra duhet decentralizuar kjo çështje dhe t'i lënë mundësi ISHP-së të flasë më fort, më mirë, dhe të kryejë siç duhet ekzaminimet. Spitalet private aktualisht kryejnë testime me pikatore nga Instituti i Shëndetit Publik, pra me një fjalë kruhemi me thonjtë e tyre gjë që është e padrejtë."- tha i revoltuar mjeku Leonard Solis.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30