Wake Up/ Reagimi i institucioneve në Mbrojtje të Konsumatorit për abuzimet e çmimeve në farmaci
27/02/2020 11:21

Prokuroria e Tiranës aktualisht është në fazën e mbledhjes se informacioneve për farmaci të cilat në mënyrë abuzive kanë rritur çmimet e këtyre produkteve duke përfituar nga situata, ndërsa fton të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë për çdo rast që kanë hasur në rritjen e çmimit të produkteve si (maska mbrojtëse, produkte me përmbajtje dezinfektuese). Shkak për hetimin është bërë raportimi për shitjet me çmime të çmendura, veçanërisht në platformat tregtare në internet, të xhelit dezinfektues dhe maskave mbrojtëse në këto ditë urgjence te shkaktuar nga përhapja dhe viktimat e Coronavirus. Ndërkaq Wake Up u interesuam pranë Autoritetit të Konkurrencës për të marrë një reagim zyrtar rreth kësaj çështjeje. Për emisionin tonë "Autoriteti i Konkurrencës" sqaroi se, bazuar në ligjin 9121/2003 "Për mbrojtjen e konkurrencës", ndërhyn kur ka dyshime për marrëveshje të ndaluar (Neni 4), ose kur ka dyshime për abuzim me pozitën dominuese (Neni 9).Autoriteti konfirmoi se të martën (25.02.2020) bazuar në nenin 28 të ligjit 9121/2003, ka ngritur grupin e punës i cili ka kryer monitorimin e tregut të materialeve para mjekësore për të parë nëse ka rritje çmimi. Ky monitorim vazhdon të jetë në proces”. Ne u interesuam gjithashtu edhe pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, në lidhje me faktin se nëse duhet të Drejtoria e Tatimeve duhet të ndërhyjë në një rast të tillë të abuzimit me çmimet. Nga kjo ministri na u tha se për sa kohë farmacitë punojnë brenda kasës fiskale; pra, përsa kohë gjithçka shitet me faturë, nuk mund të ndërhyjnë. (Ndërkohë zv/kryeministri Erion Braçe kishte postuar faturën e një qytetari në Instagram dhe kërkonte ndërhyrjen e Tatimeve). Nga ana tjetër, u interesuam edhe pranë Bashkisë së Tiranës që ka në varësi Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit. Por nga ky institucion nuk morëm asnjë përgjigje deri në këtë moment. Gjithashtu edhe shoqata të mbrojtjes së konsumatorëve që veprojnë në vend, u stepën që të ishin të pranishëm në studion e Wake Up për të folur mbi këtë temë.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30