Wake Up/ Psikologia Muçaj: S’do përqafohemi më, s’do rrimë më gjatë në kafe dhe jashtë shtëpisë
27/03/2020 12:52

Frika nga virusi po bën që njerëzit të tregojnë edhe anë që nuk ua kemi njohur. Sikur të mos mjaftonin paragjykimet e gjithëfarëllojshme që kemi si popull, duket se Covid-19 po krijon vërtet një distancim social, por kësaj radhe në formën e stigmatizimit. Psikologia, Arjana Muçaj shprehet se ky virus do të ndikojë në sjelljen e secilit prej nesh dhe kjo do të reflektohet kur ne të lëmë mjediset e shtëpisë dhe të fillojmë atë rutinën tonë të përditshme. "Kam përshtypjen se gjëja e parë që do të ndryshojë do të jenë ato kontaktet fizike me rrethin shoqëror apo grupin social ku ne bëjmë pjesë. Nëse deri dje përqafimet dhe shtrëngimet e duarve kanë qenë prezente kjo do të jetë reflektimi i parë në sjelljen që ne do të bëjmë si shoqëri. Nuk do të përqafohemi si dikur me njëri-tjetrin por do të mjaftohemi thjesht me një përshëndetje, atë që ne ndoshta e kemi parë tek të huaj dikur dhe na dukej e çuditshme. Tashmë kjo s'do na duket më aq e çuditshme. Deri dje kafenetë ishin të preferuarat tona dhe baret ishin plot. Besoj se pasi të dalim nga ky izolim edhe në kafene do të ruajmë distancat me njëri-tjetrin. Besoj edhe koha e qëndrimit jashtë shtëpisë do të jetë më e shkurtër nga ajo që ne kemi pasur më parë për efekt të asaj që ndodhi me jetën tonë sociale për shkak të virusit."- tha psikologia Muçaj

Blogerja e ushqimit: Gatimi i ushqimit ka plus-e, kontrollon përbërësit etj – Në Shtëpinë Tonë
20/11 11:04
Wake Up – Emisioni i Plotë, 20 Nëntor 2026
20/11 11:00
Fituesit e lojërave për sot në Wake Up!
20/11 10:34
Ku po ruhen të dhënat e nxënësve nga survejimi me kamera?/ Wake Up
20/11 10:33
“Smart City”, gazetari: Janë konstatuar mangesi në mbrojtjen e të dhënave!/ Wake Up
20/11 10:20
Sa po gjen zbatim “Smart City” në shkolla!/ Wake Up
20/11 10:13
Kamerat në shkolla, siguri apo dhunim i privatësisë?/ Wake Up
20/11 10:12
A është zemra juaj vërtet e shëndetshme? Dr. Arjola Cuka tregon kontrollet që duhen kryer/ Wake Up
20/11 09:53
Baçi është trim, por e ka tmerr “shtrak-shtruk”!/ Wake Up
20/11 09:48
A është zemra juaj vërtet e shëndetshme? Dr. Arjola Cuka tregon kontrollet që duhen kryer/ Wake Up
20/11 09:48
Kush jeni dhe nga po na ndiqni sot në mëngjes?/ Wake Up
20/11 09:32
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
20/11 09:23
Zgjidhe me kujdes mallkimin tënd: ditë të mërzitshme apo ditë plotë emocione/ Wake Up
20/11 09:16
Proteinat dhe plakja, çfarë tregon studimi i 350-të?/ Wake Up
20/11 09:07
Mot me vranësira të dendura dhe rrebeshe të izoluara shiu. Ulen temperaturat/ Wake Up
20/11 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 19 Nëntor 2026
19/11 10:59
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
19/11 10:49
Çfarë është një agjent i Inteligjencës Artificiale?/ Wake Up
19/11 10:27
Kurse 10 ditore për të mësuar Inteligjencën Artificiale/ Wake Up
19/11 10:25
Si mund t’i marrim më të mirën I.A. për të lehtësuar punën tonë?/ Wake Up
19/11 10:14