Wake Up/ Pse është e rëndësishme të faktohet që KOVID-19 ka hyrë në Shqipëri që në janar
05/05/2020 12:09

Janë tre elementë me interes për të ditur kohën kur realisht virusi ka qenë prezent përpara rasteve zyrtare të konfirmuara sipas mjekut shqiptar Erion Dasho, Drejtor i Shëndetit dhe Inovacionit në Franfkfurt. Interesi i parë është ai shkencor: "Si çdo epidemi kjo që ndodhi duhet analizuar dhe nga ana shkencore, për të kuptuar se kur u shfaq për herë të parë ky infeksion, kur kaloi te njerëzit, kur doli jashtë territorit të Kinës për të prekur dhe shtete të tjera. Ky është interesi shkencor , dokumentimi i historikut të këtij virusi." Interesi i dytë është ai praktik: "Nëse infeksioni ka filluar që në janar, kuptohet që numri i personave që janë infektuar dhe e kanë kaluar atë qoftë me simptoma qoftë pa simptoma është më i madh dhe dija e kësaj është e vetmja mënyrë për të ndihmuar popullatën. Nëse virusi ka hyrë më herët tregon që kemi një numër më të madh njerëzish të imunizuar dhe imuniteti i grupit është më i fortë." Dhe interesi i tretë është pikëpyetja nëse masat shtrënguese ishin të nevojshme: "Në qoftë se virusi ka filluar që në janar dhe sistemi ynë shëndetësor e ka përballuar si një grip pak më atipik, ose virozë atipike, vihen në pikëpyetje mbi domosdoshmërinë e masave kufizuese." Natyrisht sipas Dashos, ne jemi në stadin e hipotezave që duhen testuar. "Imazhet radiologjike nuk janë të mjaftueshme për të vendosur me saktësi diagnozën me KOVID-19, pavarësisht sesa të qarta duken, por ajo që e vendos vulën janë testet serologjike. Madje dhe këto teste deri në një farë përqindje e vendosin vulën."- tha ai.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30