Wake Up/ Prençi: Do kishim më pak viktima nga tërmeti nëse s’do shpërfillnim planin e NATO-s
30/01/2020 11:26

Skenari i Simulimit të Katastrofës Shqiptare 2000, plani ushtrimor i parë i emergjencës civile shqiptare u frymëzua prej tërmetit të shtatorit 1999 në Athinë, dhe NATO gjykoi se kjo situatë mund të ndodhë edhe në Shqipëri. Dhe ndodhi në fakt. Sipas raportit të NATO-s, qeveria qendrore, qeveria vendore, shërbimet e emergjencës, organizatat jo-qeveritare dhe agjencitë ndërkombëtare duhet të bashkohen brenda 10 orëve të para të katastrofës, derisa ndihma ndërkombëtare të mbërrijë. Gjithashtu si vend anëtar i NATO-s, ne mund dhe duhet të kërkojmë asistencë ndërkombëtare menjëherë brenda 10 orëve por në fakt më datë 28 nëntor, pra dy ditë pas tërmetit, Ministria shqiptare e Mbrojtjes i ka dërguar NATO-s një kërkesë për ndihmë. Ligji i ri i Mbrojtjes Civile që ka hyrë në fuqi vitin e kaluar dhe që parashikon një riorganizim rrënjësor të sektorit të emergjencës ende nuk po bëhet aktiv. Sipas Komitetit të Rindërtimit, institucionet e reja të emergjencës civile do të ngrihen nga donatorët, pasi Shqipëria është pjesë e planeve të ndërkombëtare kundër fatkeqësive. "Tërmeti na gjeti të papërgatitur" u artikulua disa herë gjatë ditëve të post tërmetit. Por në fakt të gjithë këto struktura do duhej të ishin të përgatitur nëse nuk do të kishim shpërfillur planin e NATO-së për Shqipërinë dhe ligjin e ri për Emergjencat Civile.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Nëntor 2026
23/11 11:03
“Përballja me Serbinë më 10 prill në Beograd, ndeshje shumë e rëndëshime për ne”/ Wake Up
23/11 10:40
Xhino Drangu, Presidenti i Federatës Shqiptare të Regbisë zbulon objektivat e ardhshme/ Wake Up
23/11 10:33
A është Regbia një sport që kushton?/ Wake Up
23/11 10:24
Si luhet sporti i Regbisë, si fitohen pikët?/ Wake Up
23/11 10:23
Regbia, sport i ri për traditën sportive shqiptare! Si erdhi tek ne?/ Wake Up
23/11 10:14
BBV6 po vjen, një kast që premton shumë!/ Wake Up
23/11 10:09
75% e shqiptarëve janë të varfër, ekonomistja: Duhet minimum jetik!/ Wake Up
23/11 09:55
Ekspertja: Shqiptarët shpezojnë shumë për të rënë në sy!/ Wake Up
23/11 09:55
Argëtim, restorante e hotele sa shpenzojnë shqiptarët në muaj?/ Wake Up
23/11 09:49
Ekspertja: Harxhojmë shumë për të ngrënë, duam dreka e darka të bollshme!/ Wake Up
23/11 09:47
Zani pa ata që prisnin tek dera e zyrës dhe u fut në “shtrak-shtruk”/ Wake Up
23/11 09:33
Cilat forma të artit zbukurojnë jetën tuaj?/ Wake Up
23/11 09:32
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
23/11 09:26
Njeriu mund të ndërrojë qytete, shtëpi e dashuri, por me veten do t’i duhet të jetojë…/ Wake Up
23/11 09:16
Vendimet e gabuara që i çuan në rrugën e drejtë…/ Wake Up
23/11 09:02
Një fundjavë me Nicol në Londër, çfarë i bëri përshtypje?/ Wake Up
23/11 09:00
Mot i paqendrueshëm dhe me rrebeshe shiu. Nata sjell përmirësim të kushteve/ Wake Up
23/11 09:00
Blogerja e ushqimit: Gatimi i ushqimit ka plus-e, kontrollon përbërësit etj – Në Shtëpinë Tonë
20/11 11:04
Wake Up – Emisioni i Plotë, 20 Nëntor 2026
20/11 11:00