Wake Up/ Policia e Shtetit: Në dy javë 1968 ndëshkimet për të pabindurit ndaj izolimit
01/04/2020 11:53

Prej disa javësh tashmë, strukturat e Policisë së Shtetit janë të mobilizuara në të gjithë Shqipërinë, në mënyrë që të sigurohet se qytetarët po respektojnë të gjitha rregullat e izolimit. Albert Dervishaj, Drejtor i Rendit Publik në Policinë e Shtetit tha për Wake Up se janë rreth 5000 punonjës policie dhe rreth 500 automjete të angazhuar vetëm për situatën Kovid-19 në vend. Ndonëse pjesa më e madhe janë të ndërgjegjësuar, përsëri ka qytetarë që dalin edhe përtej orarit apo më keq akoma tentojnë që të hapin bizneset e tyre. Gjatë aksioneve të vazhdueshme janë ndëshkuar të gjithë ata që shkelin rregullat me gjobat përkatëse, me heqje të lejes së drejtimit apo edhe me sekuestrim të mjetit në përdorim. "Përpos punës dhe bindjes qytetare ka dhe individë që marrin iniciativën për të thyer rregullat e vetizolimin apo të hapjes së bizneseve. Nga data 16 mars dhe deri sot që flasim (1 prill) nga strukturat e Policisë së Shtetit janë marrë 1968 masa administrative në gjithë vendin; shumica masa për shkeljen e orarit kufizues të lëvizjes (1732 të tilla), 174 masa janë për mos mbylljen e lokaleve të tregtisë. Madje këtu kemi dhe një rast në Tiranë që është përsëritës, pra që edhe pse i ishte vënë gjoba prej 1 milionë lekë të reja personi e hapi sërish lokalin. Për këtë arsyen policia e shtetit mori masën e bllokimit për 6-muaj të lokalit dhe do të procedohet në vazhdim me heqjen e licencës. Ka dhe masa të tjera si lëvizja në parqe dhe zona të tjera (14 raste), bllokim të biçikletave, triçiklet, motorëve etj (42 raste) si dhe masa administrative nga policia rrugore e cila, në këtë periudhë ka marrë 1076 për automjete mjete dhe drejtuese mjeteve duke u hequr lejen e qarkullimit dhe drejtimit. Ndërsa 447 automjete janë lënë për ruajtje në banesat e tyre."- tha Drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Albert Dervishaj. Qytetet me më shumë masa ndëshkimore janë sipas radhës; Tirana Durrësi dhe Fieri.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30