Wake Up/ Pëllumb Pipero: Maska mbron 95 % nga COVID-19, por në plazh nuk nevojitet
10/07/2020 12:08

Debati për mbajtjen e maskës në mjedise publike kur nuk është e mundur distancimi fizik është rikthyer në këtë situatë ku shifrat e të infektuarve me COVID-19 janë shtuar për shkak të kthimit në normalitet të jetës së qytetarëve. Por a në mbron realisht maska nga virusi SARS-CoV-2. Mjeku Pëllumb Pipero tha me siguri të plotë se maska mbron në masën 95%. "Maska duhet mbajtur kudo në mjediset publike madje nuk është e tepërt mbajtja e saj edhe në rrugë. Them me siguri të plotë se vendosja e maskës, qoftë dhe një maskë e thjeshtë kirurgjikale na mbron deri në 95% dhe kjo është mbrojtje optimale sepse nuk ka mbrojtje 100% nga asnjë lloj maske. Por duke pasur në konsideratë se ky është një virus që përhapet përmes spërklave të pështymës, maska na mbron ne dhe të tjerët. Ndërsa përsa i përket maskave artizanale na mbron deri në 60-70%. Maska është mbrojtja më efikase derisa ne nuk kemi asnjë armë tjetër në dorë më të mirë që na mbron. Distanca është relative, maska është absolute e sigurt"- tha Pipero. Ndërkohë i pyetur nëse është e nevojshme që maska të mbahet edhe në plazh ai shpjegoi: "Unë jam kundër mbajtjes së maskës në plazh. Është e dokumentuar dhe e studiuar që ky virus nuk transmetohet përmes ujit, në det, në buzë të detit etj. Është e rëndësishme që qytetarët të bëjnë pushime të bëjnë plazh, sepse në këtë situatë ecja, noti, dielli plazhi, ajri i pastër janë po aq të rëndësishme për të rritur imunitetin. Ua rekomandoj të shkojnë por të ruhen nga lokalet e natës dhe grumbullimet. Nëse je në një vend ku ka grumbullime jashtë rrethit familjar atëherë vendoseni maskën"- tha ai.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 10:53
“Time Magazine” i mbyll gojën Donald Trump!/ Wake Up
05/11 10:24
“Rruga Drejt Suksesit”, për herë të parë në Prishtinë me 7 dhe 8 nëntor në AMC Hall/ Wake Up
05/11 10:23
Alda dhe Besi u puthën nën dritën e “shtrak-shtruk”/ Wake Up
05/11 10:13
Pse jugu i vendit ka turizëm agresiv, Topuzi: Greqia e pakonkurrueshme!/ Wake Up
05/11 10:07
Zak Topuzi: 68% e rezervimeve kanë rënë si pasojë e protestës!/ Wake Up
05/11 09:57
Jemi në kushte mbijetese. Zak Topuzi: Këto janë kostot për hotelet!/ Wake Up
05/11 09:53
Goditje shumë e fortë për turizmin! Zak Topuzi: Nuk duhet të rritet TVSH-ja!/ Wake Up
05/11 09:43
Si të mbajmë turistët në Shqipëri, Zak Topuzi jep formulën!/ Wake Up
05/11 09:37
Keni diçka që e konsideroni “defekt”?/ Wake Up
05/11 09:30
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
05/11 09:22
Njeriu i mirë ndëshkohet për një çast të keq. Njeriu egoist lavdërohet për një rast të mirë/ Wake Up
05/11 09:13
Ky është personi që ka parë plot 1207 filma në kinema brenda një viti/ Wake Up
05/11 09:07
Mot i kthjellët dhe i ftohtë, pritet shtim i lagshtirës në ajër/ Wake Up
05/11 09:06
Policia gjobit edhe këmbësorët në tubimin me leje/ Wake Up
05/11 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 4 Nëntor 2026
04/11 11:07
Zgjedhjet në SHBA historike, Trump pëson humbje të thellë!/ Wake Up
04/11 10:42
Gazetarja: Vendimi për një fëmijë të dytë shumë më i vështirë se për fëmijën e parë!/ Wake Up
04/11 10:39
A i drejtojnë mjekët nënat drejt lindjeve çezariane? Çfarë zbuloi gazetarja…/ Wake Up
04/11 10:38
Gazetarja, shqetësuese: Norma e infertilitetit ka rënë në 1.21 %, më i ulti në histori/ Wake Up
04/11 10:37