Wake Up/ Pandemia rriti dyfish problemet e shëndetit mendor, sidomos tek të rinjtë
23/07/2020 11:57

Pandemia nga COVID-19 ka shkaktuar frikë dhe pasiguri në shumë popullata në mbarë botën. Periudha pas izolimit, trysnia nga masat që po merren për frenimin e përhapjes së virusit, humbja e shumë vendeve të punës, janë shoqëruar me probleme në shëndetin mendor të miliona njerëzve. Kjo deklaratë vjen nga ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë të cilët kanë ngritur shqetësimin se krahas varfërisë, pandemia do të sjellë dëme të mëdha në shëndetin mendor të popullatave. Në fakt pandemia duket se i ka sjellë efektet në këtë aspekt edhe në vendin tonë. Mbi problemet e shëndetit mendor në popullatën shqiptare gjatë pandemisë, mjekja psikiatre Valentina Asabella, e cila drejton dhe Qendrën Komunitare të Shëndetit Mendor nr3 në Tiranë tha se ka pasur shtim të rasteve gjatë kësaj periudhe. "Kemi një shtim të rasteve të reja, dyfishim, sidomos ata që pandemia i gjeti të vetëm u ndjenë fare të pafuqishëm, dhe pa mbështetje. Në javët e para të izolimit ata patën ndjesinë e braktisjes dhe këto shkaktuan probleme të shëndetit mendor që u reflektuan më humbje të gjumit, me çrregullime të të ngrënit me gjendje ankthi të shprehur, mendime negative me frikën se do të infektohemi etj. Ndryshimi i rutinës sonë dhe stopimi i jetës normale, ndikoi tek të gjithë ne. Pandemia bëri që njerëzit të kishin përveç problemeve psikologjike edhe probleme sociale, siç ishte papunësia. Njerëzit mbeten pa të ardhura për të përballuar muajin. Kishte familje që nuk përballuan dot jetesën dhe kjo solli konflikte brenda familjes, ose rastet e përdoruesve të substancave narkotike dhe alkoolit që krijuan konflikte të mëdha brenda familjes". Sipas mjekes psikiatër është rritur ndjeshëm numri i vizitave të pacientëve që shfaqin probleme të ndryshme të shëndetit mendor (ankth, stres, depresion), por ajo që është tepër shqetësuese dhe duhet të shërbejë si këmbanë alarmi është se në këtë numër të lartë vizitash, janë shtuar pacientët në moshë shumë të re, duke filluar nga ata 20 vjeç. "Ata që kërkuan të parët ndihmë te psikiatri, ishin fëmijët dhe mosha mbi 60-vjeç sidomos nga kategoria e fundit mund ishin kryesisht persona që vuanin nga sëmundje kronike, për arsye se ata ishin më të rrezikuarit dhe stresi që ata mbartën ishte më i madh. Më vonë me vendosjen e masave drastike u pa një problematikë e shtuar në shëndetin mendor tek të rinjtë. U rrit numri i të rinjve që paraqiteshin te psikiatri; u mungonte shkolla, takimi me miqtë, kafenetë, vajtja në palestër etj, pra të gjitha ato aktivitete social-kulturore me të cilat ata ishin mësuar. Ju mungonte rutina e jetës së mëparshme dhe papritur gjendeshin në një normalitet të ri, krejt tjetër nga ai që ishin mësuar dhe ishte e vështirë që ata ta pranonin si normalitet të ri"-tha mjekja psikiatër Valentina Asabella.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30