Wake Up/ Pandemia a na bëri më digjitalë?! Impakti në jetën e përditshme dhe në ekonomi
14/05/2020 11:14

Pandemia e KOVID-19 përshpejtoi një tendencë ku Shqipëria kishte mbetur mbrapa në raport me vendet e tjera, atë të rendjes pas teknologjisë së informacionit. Pandemia e tregoi se bizneset e përshtatura me teknologjinë dhe që kishin investuar në zgjidhje të avancuara teknologjike, jo vetëm mbijetuan, por edhe po krijojnë avantazhe të reja. Në një hark kohor prej 8 javësh, përdorimi global i e-commerce ka tejkaluar parashikimet që ishin bërë për dy deri në tre vitet e ardhshme. Tregtia online dhe sjellja e konsumatorit në raport me KOVID-19, ka ndryshuar në këtë mënyrë: 52% e konsumatorëve në BE dhe SHBA nuk do të kthehen më në dyqane ushqimore 58% e blerësve presin të porosisin më shumë në internet në muajt e ardhshëm 60% e konsumatorëve në BE do të vazhdojnë blerjet në internet në të njëjtin nivel edhe pas pandemisë. Gjatë muajit prill ka pasur rreth 15.2 milionë vizita në portalin e-Albania, ose afërsisht 4 herë më shumë se para pandemisë. Vetëm në 4-mujorin e parë të 2020, numri i përdorimeve të shërbimeve në total, ka tejkaluar totalin e përdorimeve të shërbimeve në vitin 2019. Vetëm në janar-prill ka rreth 312,000 përdorues të rinj në portal. E gjithë kjo panoramë shifrash është dëshmi e përdorimit dhe ndikimit real të teknologjisë në jetën e bizneseve dhe qytetarëve. Moshat e reja janë më të familjarizuarit në përdorimin e teknologjisë. Rreth një e katërta e përdoruesve në e-Albania, ose rreth 26%, janë të moshës nga 30 deri në 39 vjeç. Befasuese janë edhe shifrat e përdorimit për moshat 50-60 vjeç, kjo për shkak të lehtësisë së përdorimit të portalit. Sa i përket gjinisë, të dhënat janë vërtet interesante, pasi mbi 40% e përdoruesve janë gra.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30