Wake Up/ Pacientët vuanin, s’kishim oksigjen as vende në spital…Flet mjekja shqiptare në Breshia
10/04/2020 10:42

Ata që janë në frontin e parë të kësaj "lufte" me virusin që po trondit gjithë botën me mijra të infektuar dhe viktima, nuk janë vetëm mjekët nëpër spitale. Me luftën e vërtetë po përballen edhe mjekët që ju shërbejnë pacientëve me Kovid-19 në shtëpi. Një eksperiencë e tillë po ndiqet në Itali, ku janë të shumtë mjekët dhe infermierët e njësive të vazhdueshme të ndihmës të cilët çdo ditë ndjekin nga afër pacientët e të gjitha grupmoshave për ecurinë e sëmundjes , duke i ndihmuar në vazhdimin e trajtimit të tyre me medikamente deri në shërimin e plotë. Një nga këta mjekë është dhe shqiptarja Mirsada Katica për të cilën në fakt mediat italiane kanë shkruar ditët e fundit, teksa ajo ju shërben pacientëve me Kovid-19 në zonat më të prekura të Lombardisë, në Bergamo dhe Breshia. E përlotur ajo tregoi momentet më të vështira që ka kaluar dhe kalon çdo ditë me pacientët e sëmurë me Kovid-19. "Është shumë e vështirë të shihje pacientët që vuanin dhe nuk gjenim oksigjen, nuk gjenim klorokinën, nuk kishte as vend në spital për t'i shtruar. Aty ndiheshim të pafuqishëm. Në këtë moment ishte tepër e vështirë të gjenim forcën brenda vetes që t'i jepnim dhe pacientit forcën për ta përballuar atë situatë të vështirë. Ndërkohë momentet më të gëzueshme ishin kur arrinim të sigurimin oksigjenin apo terapinë që i nevojitej pacientëve"- tha mjekja shqiptare që shërben në Spitalin e Breshias. Mirsada Katica ka mbaruar mjekësinë në Universitetin e Breshias ndërkohë sot ajo punon në qendrën ambulatore si mjeke dhe është pjesë e njësive speciale ndihmëse në terren që ju shërbejnë pacientëve me Kovid-19 në shtëpi. Mirsada është nga Shkodra dhe është larguar nga Shqipëria që prej 2003 dhe prej 17 vitesh jeton në Itali.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 25 Shtator 2026
25/09 10:36
“Kur shohin vajza të bukura thonë kushedi kush e mban këtë”/ Wake Up
25/09 10:23
Ish-banorja e BBV4: Nuk shoh lekët tek partneri, gjërat do t’i ndërtojmë bashkë/ Wake Up
25/09 10:20
“Çunat janë bërë princesha”, Livia dhe Anxhelo: Mashkulli duhet t’i shkojë vajzës/ Wake Up
25/09 10:17
Ish-banorja e BBV4; Po e vuaj sinqeritetin në lëkurën time, nuk bëj intriga!/ Wake Up
25/09 10:15
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
25/09 10:12
Ish-banorja e BBV4: Jam kundra njohjes në rrjete sociale, nuk i jap mundësi askujt!/ Wake Up
25/09 10:11
Ku njihet sot partneri i jetës? Ish-banorja e BBV4 dhe aktori zbulojnë ç’ndodh/ Wake Up
25/09 10:05
Aktori rrëfen si njohu partneren: Një muaj e gjysmë e mezi më pranoi ta takoja!/ Wake Up
25/09 10:05
Olesia Leço: Merruni me fëmijët, mendojmë vetëm tek pragu jonë!/ Wake Up
25/09 09:44
Rea dhe Drini “shtrak-shtruk” shumë me njëri-tjetrin/ Wake Up
25/09 09:37
Sazan Guri: Ka gjyshe që nuk përkëdhelin nipërit, ka rënë zonjëllëku!/ Wake Up
25/09 09:36
Sazan Guri: Është e rëndësishme me kë pi kafen e mëngjesit për tre arsye/ Wake Up
25/09 09:34
Sjelljet toksike që të “helmojnë” ditën, Olesia Leço tregon veprimet e gabuara!/ Wake Up
25/09 09:33
Çfarë të bën të humbasësh menjëherë respektin për dikë?/ Wake Up
25/09 09:17
Të dua si bima që nuk çel kurrë, por mban brenda vetes dritën e luleve të fshehura…/ Wake Up
25/09 09:08
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
25/09 09:07
Moti sot sjell reshje, shtrëngata dhe dëborë në zonat malore!/ Wake Up
25/09 09:07
Wake Up – Emisioni i Plotë, 24 Shtator 2026
24/09 10:25
Ekspertja e ekonomisë: Çiftet e reja po e shohin shtëpinë si një ëndërr/ Wake Up
24/09 10:18