Wake Up/Pacientët me COVID,frikë nga spitalet. Mjeku i familjes trajton në shtëpi dhe raste të rënda
09/09/2020 10:42

Gjithnjë e më shumë ashtu si e gjithë bota edhe shqiptarët prej muajsh po bashkëjetojnë me virusin Covid19. Por ajo që po vihet re kohët e fundit është se gjithnjë e më shumë, pacientët që po infektohen edhe pse me simptoma të rënda preferojnë të mjekohen në kushtet e shtëpisë, duke u ndjekur nga mjekët e familjes. Spitalet, ai i Sëmundjeve Infektive në QSUT dhe "Shefqet Ndroqi" po shmangen gjithnjë e më shumë. Kjo është e konfirmuar nga vetë profesionistët e shëndetit parësor kryesisht në Tiranë, të cilët po trajtojnë muajt e fundit qindra pacientë në kushtet e shtëpisë. Numri i lartë i humbjeve të jetëve, mungesa e komunikimit me familjarët dhe frika që ngjall kjo sëmundje janë disa nga arsyet që po i detyrojnë pacientët shqiptarë të zgjedhin mjekët e familjes ndërkohë që këta të fundit duhet të monitorojnë edhe pacientët që vuajnë nga sëmundje të tjera. Po sa të gatshëm janë mjekët e familjes për të përballuar edhe një fluks më të madh të pacientëve të infektuar kur jemi shumë afër sezonit të vjeshtës dhe dimrit dhe virozat janë edhe më të shpeshta? Anila Shahini, mjeke kardiologe e Qendrës Shëndetësore nr 1 në Tiranë tha se, ky është momenti që pacientët kanë kthyer sytë nga mjeku i familjes. "Nëse i referohemi të dhënave statistikore pjesa më e madhe e pacientëve të prekur nga COVID-19 janë në gjendje të trajtohen në shtëpi dhe jo në kushte spitalore. Arsyeja pse pacentët kanë një lloj frike për t'iu drejtuar spitaleve është jo aq për kushtet që spitalet ofrojnë por për shkak të situatës në vend që ka ndikuar në psikologjinë e tyre"- tha mjekja Anila Shahini e cila shtoi se dhe në rastet kur pacientët kanë simptoma klinike mjekët nuk i detyrojmë dot të sëmurët që kanë nevojë për hospitalizim që të shtrohen në spital, pavarësisht gjendjes së tij. "Ne i këshillojmë dhe u themi nevojën që ata kanë për hospitalizim por nuk i detyrojmë dot". Shahini pohoi se kjo periudhë është një mbingarkesë shumë e madhe për mjekët e familjes. "Telefoni i mjekut të familjes nuk pushon nga mëngjesi deir në darkë. Ne jemi 24 orë non-stop me pacientët. Telefonohen pacientët më shumë se një herë në ditë, telefonohet mjeku pa orar. Ndjekja është kryesisht telefonike por ndryshe nga fillimi i pandemisë ku frika për ta ndjekur pacientin e sëmurë edhe në kushte shtëpie ka qenë shumë më e madhe në fillim por ajo që ndodh sot është se në mënyrë absolute ky shërbim nuk mohohet nëse është i nevojshëm që pacienti të trajtohet në kushtet e shtëpisë."- tha Shahini

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30