Wake Up/ Operatorët e Transportit Publik: Protokolli i pazbatueshëm. Kërkojmë tryezë me palët
01/07/2020 11:04

Teksa transporti ndërqytetas ka nisur nga puna në një pjesë të mirë të linjave të tij, nuk po ndodh e njëjta gjë me transportin qytetas. Edhe pse autoritetet e shëndetësisë, por edhe institucionet e tjera qendrore dhe vendore kanë hapur dritën jeshile që transporti urban të nisë pavarësisht situatës së rënduar së fundmi nga COVID-19, transporti publik nuk ka nisur nga puna. Sot është 1 korrik dhe në stacionet e transportit publik në Tiranë nuk sheh asnjë autobus që tju shërbejë qytetarëve. E teksa qytetarët janë në pritje, në të njëjtën situatë në pritje janë dhe punonjësit e këtij transporti si dhe drejtuesit e tyre të cilët vazhdojnë në këmbënguljen e realizimit të kërkesave të tyre financiare, të cilat lidhen ngushtë me zbatimin e protokolleve të sigurisë që ka vendosur qeveria por edhe krizën e rëndë në të cilën ata janë përfshirë gjatë periudhës disa mujore të karantinës. Ndërkaq ditët e fundit, Kryebashkiaku Veliaj paralajmëroi ashpër operatorët e transportit publik se në rast se kompanitë e transportit urban nuk rifillojnë shërbimin, bashkia e Tiranës do t’u heqë atyre licensën. Ervin Shijaku, Përfaqësues i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas tha se nuk janë operatorët e transportit ata që nuk duan të nisin shërbimin e transportit publik por është Ministria e Shëndetësisë së bashku me Ministrinë e Infrastrukturës që kërkojnë të mos hapet transporti publik për arsyen e kufizimit të rasteve me COVID-19. "Kërkojmë një tryezë të përbashkët me Bashkinë, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrinë e Shëndetësisë, Komitetin Teknik AntiCovid dhe operatorët e transportit publik që, së bashku të ndërtojmë një protokoll, i cili të jetë i zbatueshëm dhe në mbrojtje të qytetarëve dhe t'u japë mundësi operatorëve për të zhvilluar një transport publik. Sot jemi para faktit se ne kemi një protokoll që në shumicën e pikave të tij është i pazbatueshëm dhe askush nuk na thërret në tavolinë edhe pse e kemi kërkuar përditë që dikush të na ulë në tavolinë dhe të na sqarojë"- tha Shijaku.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30