Wake Up/ Nxënësit shqiptarë të dobët në matematikë, lexim dhe shkencë. Ja pse?
12/12/2019 11:21

Raporti ndërkombëtar vjetor “Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve” (PISA), që mat dhe vlerëson aftësitë e nxënësve shqiptarë të moshës 15 vjeç në lexim, matematikë dhe shkencë, e rendit Shqipërinë nën nivelin mesatar të dijeve. Në këtë testim është matur kapaciteti i 32 milionë nxënësve në mbarë botën. Ndër 79 vende pjesëmarrëse, Shqipëria renditet në vend të 61-të, nën nivelin mesatar në matematikë, lexim dhe në shkenca. Në rajon, vendi jonë ka lënë pas vetëm vende si Maqedonia, Kosova, Bosnja.. Duke bërë një krahasim me raportin e kaluar, rezulton se kemi zbritur 10 vende, duke e përkthyer këtë renditje se nxënësit shqiptarë nuk kanë arritur të avancojnë në njohuritë e tyre, duke bërë të mundur që ata të vlerësohen si të dobët në renditjen ndërkombëtare. Shqipëria në këtë raport është paraqitur me 405 pikë në lexim, 437 pikë në matematikë dhe 417 ne shkenca natyrore. Vlerësimi mund të shprehet me pikë ose me nivele performimi (nivelet 1-2 performancë e ulët, 3-4 mesatare dhe 5-6 e lartë). Tabela paraqet arritjet e nxënësve (pikët mesatare të mostrave), në dy edicionet e fundit. Për krahasim, mesataret e OECD luhaten aty te 490–500 pikët. Për sa i përket rajonit Kroacia ka bere përmirësime duke kaluar ne vendin e 29- te, Serbia e renditet në vendin e 45 , Mali i Zi në vendin 52, Maqedonia e Veriut në vendin 67, ndërsa Kosova është cilësuar në raport si një ndër vendet me cilësinë më të ulët të rajonit, duke u renditur në vendin e 77-të. Ndërsa për sa i përket vendeve të para, si gjithmonë kryesojnë vendet aziatike sic duket dhe nga grafikat që Pisa ka pasqyruar. Pisa është një studim që bëhet çdo tre vjet, dhe në vendin tonë janë testuar mesatarisht njohuritë e rreth 5000 mijë nxënësve.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30