Wake Up/ Nxënësit shqiptar në Serbi do të mësojnë edhe me tekste shqip duke filluar nga shtatori
29/06/2020 10:49

Tekstet shkollore në gjuhën shqipe për nxënësit e Luginës së Preshevës kanë qenë një "mall" i ndalur për shumë vite. Por që prej disa ditësh tashmë ka një dritë jeshile. Vetë ministrja e arsimit Besa Shahini në një postim në rrjetet sociale ka deklaruar se pas shumë përpjekjesh, shqiptarëve në Serbi u lejohet përdorimi i librave shkollorë nga Shqipëria."Nuk ishte e lehtë, por ia dolëm duke bashkërenduar dhe intensifikuar përpjekjet me Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi" kështu shprehet ministrja e arsimit në Shqipëri, duke lënë të kuptohet se nga shtatori i këtij viti fëmijët shqiptarë në Luginën e Preshevës do të kenë më shumë tekste në gjuhën shqipe. Ndër vite nxënësit shqiptarë në Serbi janë përballuar me mungesën e librave në gjuhën shqipe, shpesh ato janë siguruar në formë donacionesh por edhe nga shteti i Kosovës, por në pjesën më të madhe janë ndaluar nga autoritetet serbe pa mbërritur në duart e nxënësve. Gjatë gjithë këtyre viteve nxënësve shqiptarë të Luginës i është dashur të mbajnë shënime, një metodë e vjetëruar që nuk ka qenë në dobi as të nxënësve dhe as të mësuesve, për të mos thënë që një pjesë e teksteve që janë siguruar i takojnë programeve mësimore të viteve 70'. Por duket se e gjithë kjo situatë do të marrë fund në sajë të marrëveshjes së arritur. Ragmi Mustafa, Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Lugina e Preshevës sqaroi se: "Për shkollat e mesme kemi vetëm një tekst mësimor dhe ajo është gjuha dhe letërsia shqipe por nuk kemi tekste të tjera. Për shkollat fillore deri në klasën e 3-të dhe të 7-të i kem të siguruara pothuajse të gjitha tekstet mësimore, them pothuajse pasi kemi probleme me Historinë e Shqipërisë të klasës së 5-të dhe për klasën e 7-të dhe të 8-të. Kemi problem dhe Gjeografinë për klasën e 7-të dhe klasën e 8-të."- tha Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Lugina e Preshevës i cili shtoi se kështu i erdhi fundi një diskriminimi sistematik dhe që shkel të drejtat e fëmijëve.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30