Wake Up/ “Nuk jam teksti yt” gazetaret reagojnë ndaj teksteve të këngëve! Video bëhet virale
01/06/2020 12:16

"Nuk jam teksti yt" është titulluar një video interesante e realizuar nga një grup studentesh të degës së Gazetarisë në Kosovë. Aty evidentohet keqpërdorimi i figurës së gruas në tekstet e këngëtarëve shqiptarë. " Nuk jam teksti yt, sepse unë nuk jam objekt seksi, nuk varem financiarisht nga ti, i përkas veç vetes, nuk jam shërbyese e jotja, nuk e luftoj seksizmin me seksizëm dhe nuk jam pronë e askujt. Jam grua siç je dhe ti burrë. Jam njeri siç jemi të dy të tillë"- thotë njëra prej vajzave. Në video shikojmë fragmente nga tekste të ndryshme të këngëtarëve si: Tayna, Dafina Zeqiri, Lumi B apo Lyrical Son, të cilët janë vetëm disa prej artistëve që e pasqyrojnë negativisht gruan. Po ashtu videos në fjalë ato i kanë bashkangjitur edhe komentet e tyre ku venë në dukje këtë fenomen dhe kërkojnë që gruaja të trajtohet ashtu siҫ e meriton e jo të ofendohet me fjalë të papërshtatshme. Gruaja është vajzë, nënë dhe bashkëshorte dhe meriton respektin e burrave por jo pak herë figura e saj ulet poshtë jo vetëm në politikë por edhe në art e kulturë. Ky fakt i shqetëson shumë këto vajza të cilat do të jenë gazetare të ardhshme. Grupi përbëhet nga gjashtë vajza që janë: Flaka Zogu, Florijeta Dernjani, Afërdita Lukaj, Ëdronida Shala, Fetije Kamberi dhe Gentiana Ahmeti. Dy prej tyre i kishim sot në skype.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30