Wake Up/ Njihuni me shqiptarin që burgu i ndryshoi jetën. Sot është model motivimi në Francë
09/09/2020 11:51

Historia e Arbi Madhajt është një ndër ato që mund ta shikosh në ndonjë skenar filmi. Ai ka lindur në Kavajë dhe ka emigruar në Francë që në moshën 16 vjeç. Në fund të muajit mars ka përfunduar dënimin prej rreth 7 vitesh e gjysmë pasi është akuzuar për trafik droge. Por ky është vetëm fillimi i historisë. 40 vjeçari shfrytëzoi vitet e dënimit për të reflektuar pozitivisht qëndrimin në burg pasi shpiku një lojë tavoline të quajtur "Ulje shtesë e dënimit". Arbi fitoi çmimin e parë në konkursin "Talentet e Qyteteve" dhe kjo lojë që është patentë e tij kushton 79 Euro. Shpikja në fjalë bazohet në Kodin Penal francez. Te faqja e lojës lexohet mbishkrimi: “Për një kohë të gjatë, besoja se kisha gjithçka nën kontroll dhe se asgjë nuk mund të më ndodhte. Në atë kohë, mendova se do të kontrolloja gjithçka. Imagjinoja që paratë që fitoheshin lehtë, makinat luksoze, festat dhe pushimet do të zgjasnin përgjithmonë. Por, në fund, isha i mbyllur për vite të tëra në burg dhe humba shumë gjëra. Keqardhja ime më e madhe është që nuk i kam parë fëmijët e mi të rriten dhe nuk kam qenë i pranishëm për t’i shoqëruar në shkollë, apo në kohën e tyre të lirë. Nuk e kisha idenë se çfarë po bëja dhe sa do të ndryshonte jetën time. Para se të bëni një krim, mendohuni mirë, në mënyrë që të mos përfundoni në burg”. Qëllimi i kësaj loje argëtuese dhe edukative është parandalimi i krimeve dhe edukimi i të rinjve për realitetin e jetës në burg. Secili lojtar e vendos veten në vendin e një të burgosuri. Bordi përbëhet nga 52 sheshe që korrespondojnë me 52 javët e vitit. Secila kuti përfaqëson një aktivitet të ofruar në burg, si sporti, veprimtaritë shoqërore dhe protokollet e rehabilitimit, për të përfituar një ulje shtesë të dënimit. Aktualisht kjo lojë funksionon vetëm për ligjet e shtetit francez por mund të merret si shembull edhe nga shtete të tjera. Arbi ka tre fëmijë dhe ata kanë qenë një motivim i fortë për të ndryshuar dhe për të reflektuar lidhur me gabimet e të shkuarës.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30