Wake Up/ Nis restaurimi i shtëpive të lagjes Goricë në Berat. Ja çfarë është zbuluar?
08/07/2020 11:00

Kush viziton Beratin historik, gjithnjë ka në mendje Mangalemin, por në fakt pjesa muzeale përbëhet edhe nga Gorica, lagja përballë Mangalemit. Këto ditë Gorica po ndryshon pamje, pasi ka nisur restaurimi i shtëpive në lagjen muzeale. Restaurimet e këtyre shtëpive me arkitekturë të veçantë po nxjerrin në dritë mbishkrime të hershme dhe po kthehen në objekte të reja studimi për njerëzit që merren me trashëgiminë kulturore. Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet muze. Sot qyteti trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë. Por ne jo më kot po flasim sot për këtë temë, pasi 8 korriku është edhe Dita e Regjistrimit të Beratit në Listën e UNESCO-s. Eugen Kallfani, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Berat tha se aktualisht po punohet me banesën e dytë "Monument Kulture" Kategori e I-rë e cila po i nënshtrohet restaurimit këtë vit. "Jemi fokusuar pikërisht te banesat Monument Kulture kategori I-rë këtë vit për faktin se ka pasur shumë kohë që nuk është ndërhyrë në to por sidomos për vlerat që ato mbartin. Në këtë fazë jemi në procesin e restaurimit të Familjes Bullari dhe dy tre familjeve të tjera dhe më pas do të vazhdojmë edhe me dy kisha në lagjen kala". Eugen Kallfani, shpjegoi me detaje se ku po kryhet procesi i ndërhyrjes në këto banesa. Në vitin 2018 kur u ndërhy për disa objekte në Mangalem, mjeshtrat e restaurimit fillimisht zbërthyen suvatimin e dëmtuar në fasadë. Më pas bënë suvatimin me llaç gëlqereje të përzier me kashtë dhe lesh dhie duke respektuar teknikën origjinale. Dhe në fund, u bë lyerja me sherbet gëlqereje. Teknikisht, edhe në banesat e lagjeve Gorricë po ndiqet e njëjta metodë tradicionale si një teknikë e patjetërsueshme për restaurimin e tyre që ruhen si traditë e ndërtimit të këtyre banesave. Eugen Kallfani na zbuloi gjithashtu se gjatë ndërhyrjes në këto banesa ka edhe surpriza. P.sh. gjatë restaurimit të banesës Bullari, ju keni gjetur një mbishkrim të vitit 1856, gjatë ndërhyrjes në një tjetër shtëpi është gjetur një ornament i Shekullit XIX që u restaurua dhe u evitua degradimi i mëtejshëm. "Këto zbulime dëshmojnë dhe vlerën si Monument Kulture të Trashëgimisë së këtyre banesave"- përfundoi Kallfani.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30