Wake Up/ Nëse mban bagëti në qytet gjobiteni 10 mijë lekë. Vendimi i Bashkisë së Gjirokastrës
07/09/2020 11:40

Nëse kafshët, shpendët që mbani në shtëpi do të bëjnë zhurmë, dhe do të shqetësojnë fqinjët, kini kujdes se do të gjobiteni. Dhe gjoba shkon nga 1000 deri në 10.000 lekë. Ky është një nga vendimet që ka marrë Bashkia e qytetit të Gjirokastrës gjatë muajit gusht. Në fakt një vendim i çuditshëm që nuk vlen thjesht të mbash në kontroll të lehurën e qenit që ke në shtëpi, apo cicërimat e kanarinave, por vendimi sipas këshillit bashkiak të Gjirokastrës ka ardhur nga ankesat e shumta që kanë pasur qytetarët për shkak të bagëtive që mbajnë disa banorë në Gjirokastër. Kristina Fidhi, gazetarja e Top Channel tha se ky vendim erdhi pas ankesave të qytetarëve të ndryshëm për komshinjtë që mbajnë bagëti në oborret e shtëpive. Në vendim thuhet se mbajtja e kafshëve në shtëpi është një akt luksi. "Persona të cilët mbajnë kafshë/shpendë shtëpiakë, të shoqërimit apo të luksit, në banesa individuale apo në bashkëpronësi në zona të industrializuara, janë të detyruar të mos lejojnë që ato të kryejnë ndotje dhe të shkaktojnë zhurma, duke u bërë shqetësim për pjesëtarët e tjerë të komunitetit, duke cenuar gëzimin e qetë të pronës së tyre".

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30