Wake Up/ Në spitalin e Shkodrës s’ka të sëmurë me Kovid. Situata reale sipas drejtorit Ardian Dajti
15/04/2020 11:22

Shkodra ditët e fundit është kthyer në vatrën e dytë më të madhe të Kovid-19 pas Tiranës. Rastet janë rritur në mënyrë të menjëhershme, mbi 70 raste ka aktualisht, ndërkohë që autoritetet shëndetësore pohojnë se infektimet e reja janë shënuar vetëm në rastet e disa familjeve ku më parë kishin rezultuar të infektuar me Kovid-19. Pra, nuk kemi përhapje komunitare të virusit. Këto ditë policia dhe ushtria ka zbarkuar në kryeqendrën e Veriut me forca të shtuara, ndërsa Bashkia e qytetit ka ashpërsuar masat e lëvizjes në tregjet dhe hapësira të tjera publike. Ne ishim sot në një lidhje direkte me Ardian Dajti, drejtor i Spitalit të Shkodrës i cili na solli një panoramë të situatës reale se çfarë po ndodh aktualisht në Shkodër. "Nuk më vjen mirë që Shkodra është bërë problem në rang Republike e ku flitet për një numër të madh të prekurish. Por mund të them se që nga periudha e para 2 ditëve ku kishte rritje të rasteve pozitiv mund të them se nga 32 rastet e dyshuara pardje ka rezultuar vetëm 1 rast pozitiv. Rezultatet e djeshme nuk kanë ardhur akoma. Kjo është situata reale në spital". Testimeve i janë nënshtruar edhe personeli mjekësor i Spitalit dhe sipas drejtorit Dajti ka një dezinformim përsa i përket edhe situatës në stafin mjekësor të spitalit. "Deri tani janë testuar 80 persona personel mjekësor nga të cilët 10 janë mjekë dhe të gjithë mjekët kanë rezultuar negativë. Pavarësisht deziformimit se ka mjekë të sëmurë mund të them se aktualisht nuk ka asnjë mjek të prekur nga Kovid-19 në Spitalin e Shkodrës. Janë testuar gjithashtu 60 infermierë nga të cilët 4 kanë rezultuar pozitivë dhe janë në karantinim. Kemi edhe personelin ndihmës që është testuar dhe të gjithë kanë rezultuar negativë. Ky është realiteti"- tha drejtori i Spitalit të Shkodrës, Ardian Dajti.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30