Wake Up/ Në shkollë apo online?! Vendimin e marrin drejtoritë e shkollave
27/11/2020 10:49

Komiteti Teknik i Ekspertëve AntiCovid i sugjeroi Ministrisë së Arsimit që të marrë masa që prej datës 1 dhjetor të kalojë në skenarin e dytë, atë të mësimit të alternuar, në klasë dhe online. Në fakt që në fillimit të vitit shkollor nga autoritetet e arsimit u fol për tre skenarë të mundshëm të cilët do të viheshin në zbatim duke u ndërthurur me situatën e përhapjes së virusit në vend. Tashmë që situata është kritike , kur qindra mësues dhe nxënës janë infektuar dhe sipas profesionistëve të shëndetit kemi hyrë në një periudhë virozash dhe gripi stinor, zyrtarëve të arsimit ju është sugjeruar që të kalojnë në planin e dytë. Por si do të zhvillohet mësimi që prej 1 dhjetorit, a do të jetë i njëjti skenar për të gjitha shkollat apo do t'u lihet atyre në dorë, si do zhvillohen mësimi online. Zamira Gjini, Drejtore e Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit, MASR tha se u takon drejtorive të shkollave të vendosin si do të veprojnë për mësimin në klasë dhe online. "Vendimarrja sesi do të organizohet mësimi në shkollë do ta kenë drejtoritë e shkollave. Pra janë shkollat ata që vendosin sepse në sistemin tonë parauniversitar ne kemi shkolla që kanë numër të ndryshëm nxënësish në shkollë apo në klasa. Si në zonat rurale dhe ato urbane numri i nxënësve nuk është i njëjtë, po ashtu edhe përhapja e virusit në të gjitha zonat e Shqipërisë nuk është i njëjtë, kështu që janë disa faktorë që do të ndikojnë në vendimin e drejtorëve të shkollave dhe drejtorive arsimore sesi do të zhvillohet mësimi. Do të ketë shkolla që do ta zhvillojnë mësimin normalisht sipas skenarit të parë pra në klasa por do të ketë dhe shkolla që do ta organizojnë mësimin sipas skenarit të dytë që po aplikojmë tani; pra që do të kryejë procesin mësimor të alternuar. Gjithsesi çdo vendim marrje e drejtorëve të shkollave do të kenë kujdes të bëjnë komunikimin me prindërit e nxënësve 1 javë përpara që ata të kenë mundësi të organizojnë dhe prindërit ditën e tyre".

Wake Up – Emisioni i Plotë, 13 Nëntor 2026
13/11 10:51
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
13/11 10:42
Lajda Porja: Kur pritet të ikë vjeshta!/ Wake Up
13/11 10:40
Si po udhëton stuhia Charles, vendet që po prek?/ Wake Up
13/11 10:30
Intimiteti artificial me anë të lodrave!/ Wake Up
13/11 09:55
Lina vendosi ta mbyllte shtrak-shtruk me një buzëqeshje/ Wake Up
13/11 09:50
Pesë botime të zhanreve të ndryshme letrare nga Shtëpia Botuese ‘Pegi’!/ Wake Up
13/11 09:41
Kush është njeriu më i veçantë në familjen/fisin tuaj dhe pse?/ Wake Up
13/11 09:35
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
13/11 09:32
Nuk je gati për një lidhje nëse mendon se të duhet një lidhje që të ndihesh i plotë…/ Wake Up
13/11 09:31
E pazakontë, 2 fëmijët që rrëshqasin mbi Pitonin gjigand!/ Wake Up
13/11 09:25
Moti/ Stuhia Charles arrin në vendin tonë, reshje shiu edhe erëra mjaft të fuqishme/ Wake Up
13/11 09:20
Wake Up – Emisioni i Plotë, 12 Nëntor 2026
12/11 10:36
Shtatori-Janari, dy muajt kur njerëzit zgjedhin të shkojnë tek psikologët, përse?/ Wake Up
12/11 10:16
“Bashkëshorti im zbukuron pemën e familjes tonë, të prindërve dhe gjyshes”/ Wake Up
12/11 10:16
Psikologia: Duhet t’u shpjegojmë fëmijëve se përse atmosfera festive ndodh në Dhjetor/ Wake Up
12/11 10:16
Përse duhet ta vendosim pemën e Krishtlindjeve që në nëntor? Çfarë zbuloi psikologia/ Wake Up
12/11 10:16
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
12/11 10:11
Idetë e Renisit ishin të gjitha të “shtrak-shtruk”/ Wake Up
12/11 09:46
TIA, revolucioni që do të sjellë në tregun e punës gjatë 2027!/ Wake Up
12/11 09:46