Wake Up/ Mos përdorni filtra në Instagram sepse merrni më pak like
24/01/2020 11:40

Përdorimi i filtrave në selfie-t tuaj nuk do të rrisë aspak numrin e pëlqimeve që merrni në Instagram, por shfaqja e punës ose hobit (pasionet) tuaj në imazhet që publikoni, sigurisht do t’ju ndihmojë. Studiuesit nga Universiteti Rowan në Neë Jersey ekzaminuan një sërë selfie të postuara publikisht në Facebook. Ata zbuluan se përdorimi i filtrave të fotografive selfie çoi në më pak pëlqime nga përdoruesit e tjerë në krahasim me pamjet e pafiltruara. Për të pasur më shumë shanse për të marrë pëlqime në një foto, ata sugjerojnë ta bëni foton “personale” duke zbuluar punën tuaj, hobin ose statusin ekonomik. Autori i studimit të publikuar së fundmi, Dr Seoyeon Hong. Ky është studimi i parë që shqyrton numrin e pëlqimeve në një selfie të caktuar për të vlerësuar se si përdoruesit e tjerë perceptojnë llojin e figurës dhe përmbajtjen e tij. Studiuesit morën në analizë 1.873 selfie si pjesë të hulumtimit dhe analizuan se cilat prej tyre morën reagimin më të madh dhe nëse kishte ndonjë model në fotot e suksesshme. "Duke hetuar se çfarë ndikon në vlerësimin e një fotoje selfie, ky studim lehtëson pa dyshim të kuptuarit e sjelljes së atyre që postojnë në mediat sociale", tha Dr.Hong. Dhe për të promovuar postimin e fotografive pa filtra në instagram një grup vajzash në Tiranë nisën një challenge me hashtag-un #bloomfect, që kishte për qëllim postimin e një fotoje në Instagram pa makeup ose pa filtra, ose thjesht foto "jo gati", pa u përpjekur shumë për atë këndin apo dritën e duhur, duke e shoqëruar me hashtagun #bloomfect (pra jo Perfect por BLOOMfect) dhe duke vazhduar me disa fjalë të sinqerta në lidhje me foton. Qëllimi ishte të mund të promovonin imperfeksionin, sepse përsosmëria nuk ekziston dhe shumë vajza të reja e stresojnë veten duke u përpjekur t’u ngjajnë personazheve që shohin nëpër rrjete sociale që fshihen pas një makeup-i të rënduar, photoshopi apo rrobave luksoze dhe ndriçimit të mirë.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30