Wake Up/ Mos bëni hile në punë! Shkenca e vërtetoi se në fund nuk do të arrini asgjë…
11/09/2020 11:20

Pyetja që shpesh ia bëjmë vetes: “A i ndihmon hilja njerëzit që të arrijnë majën dhe të kenë sukses?”; tashmë ka marrë shkencërisht përgjigje. Pas një studimi që zgjati më shumë se një dekadë, hulumtuesit besojnë se më në fund e kanë përgjigjen: Kolegët e këqij nuk kanë më shumë gjasa të arrijnë pozicione më të mira në punë sesa ata që janë njerëz të mirë. “Njerëzit që duan të fitojnë diçka në mënyrë të padrejtë, egoistë, ngacmues, nuk arrijnë më shumë sesa njerëzit e këndshëm, bujarë dhe të kujdesshëm”, thotë Cameron Anderson, pedagog në Universitetin Bërkli të Kalifornisë, një nga autorët e studimit. Anderson dhe kolegët e tij menduan të hulumtojnë për këtë çështje pasi mbaruan një studim për njerëzit agresivë, egoistë dhe manipulues që krijojnë mjedis toksik pune dhe dëmtojnë bizneset. Për të zbuluar nëse njerëzit e këqij kishin më shumë sukses në punë, studiuesit ftuan 671 studentë amerikanë për të bërë teste të personalitetit midis viteve 1999 dhe 2008. Anderson më pas u kthye te vullnetarët, mesatarisht rreth 14 vjet më vonë, kur shumica ishin në karrierë. Ai u bëri teste në vendin e tyre të punës për pozicionin që ata kishin dhe sa kishin arritur. Studimi tregoi se njerëzit e mirë arritën pozicione po aq sa njerëzit e këqij, pavarësisht nga organizata në të cilën punonin. Si të mbrohemi në një mjedis toksik pune, sipas Business Insider: - Përgatituni të mbroni veten Në një zyrë ideale, nuk duhet ta mendoni çdo ditë si një betejë të mundshme që mund të shpërthejë nga momenti në moment. Sidoqoftë, në një ambient toksik, me siguri do t’ju duhet të merrni masa më drastike për të mbrojtur interesat tuaja. Në një mjedis të dëmshëm pune, ku të gjithë trajtojnë mizorisht njëri-tjetrin, ke dy mundësi: ose të fshihesh në një qoshe, ose të shkosh në luftë. Mos bëni kompromis me parimet tuaja dhe mos u bëni po aq i vrazhdë sa kolegët tuaj. Sipas Sutton, do të bëni mirë të përgatiteni për të luftuar. - Shmangni grindjet sa më shumë që të jetë e mundur Tjetër gjë është të përgatitesh për luftë dhe një tjetër është ta kërkosh luftën vet. Më e mira do të ishte shmangia e grindjeve nëse mundni. Piketoni cilët njerëz janë më të vështirët për t’u trajtuar dhe nëse janë në qarkullim, shmangni bisedat e drejtpërdrejta me ta. Disa punonjës duket se kanë zhvilluar një “sistem paralajmërimi” për të përballuar karakterin e eprorëve të tyre. Para se të shkojnë në punë, ata për shembull telefonojnë sekretaren e shefit për të pyetur paraprakisht për gjendjen e tij shpirtërore. Nëse ai ishte në humor të keq, thjesht e shmangnin. - Mundohuni të bëni miq Mund të duket e vështirë të bëni miq në punë kur të gjithë kolegët tuaj ju duken të tmerrshëm. Por të kesh aleatë në një situatë të vështirë mund t’ju ndihmojë vërtet për të përmirësuar gjendjen. - Mundohuni të mos bëheni mish për top Nëse punoni në një zyrë me të vërtetë të keqe, është më mirë të planifikoni një strategji shpëtimi. Përndryshe rrezikoni të bëheni mish për top. Një nga paralajmërimet për këtë rast është: Shikoni njerëzit me të cilët punoni. Ka të ngjarë që të bëheni si ata. Nuk do të jeni në gjendje t’i ndryshoni. Kështu që në këtë fazë më mirë largohuni nga ai vend pune.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 25 Shtator 2026
25/09 10:36
“Kur shohin vajza të bukura thonë kushedi kush e mban këtë”/ Wake Up
25/09 10:23
Ish-banorja e BBV4: Nuk shoh lekët tek partneri, gjërat do t’i ndërtojmë bashkë/ Wake Up
25/09 10:20
“Çunat janë bërë princesha”, Livia dhe Anxhelo: Mashkulli duhet t’i shkojë vajzës/ Wake Up
25/09 10:17
Ish-banorja e BBV4; Po e vuaj sinqeritetin në lëkurën time, nuk bëj intriga!/ Wake Up
25/09 10:15
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
25/09 10:12
Ish-banorja e BBV4: Jam kundra njohjes në rrjete sociale, nuk i jap mundësi askujt!/ Wake Up
25/09 10:11
Ku njihet sot partneri i jetës? Ish-banorja e BBV4 dhe aktori zbulojnë ç’ndodh/ Wake Up
25/09 10:05
Aktori rrëfen si njohu partneren: Një muaj e gjysmë e mezi më pranoi ta takoja!/ Wake Up
25/09 10:05
Olesia Leço: Merruni me fëmijët, mendojmë vetëm tek pragu jonë!/ Wake Up
25/09 09:44
Rea dhe Drini “shtrak-shtruk” shumë me njëri-tjetrin/ Wake Up
25/09 09:37
Sazan Guri: Ka gjyshe që nuk përkëdhelin nipërit, ka rënë zonjëllëku!/ Wake Up
25/09 09:36
Sazan Guri: Është e rëndësishme me kë pi kafen e mëngjesit për tre arsye/ Wake Up
25/09 09:34
Sjelljet toksike që të “helmojnë” ditën, Olesia Leço tregon veprimet e gabuara!/ Wake Up
25/09 09:33
Çfarë të bën të humbasësh menjëherë respektin për dikë?/ Wake Up
25/09 09:17
Të dua si bima që nuk çel kurrë, por mban brenda vetes dritën e luleve të fshehura…/ Wake Up
25/09 09:08
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
25/09 09:07
Moti sot sjell reshje, shtrëngata dhe dëborë në zonat malore!/ Wake Up
25/09 09:07
Wake Up – Emisioni i Plotë, 24 Shtator 2026
24/09 10:25
Ekspertja e ekonomisë: Çiftet e reja po e shohin shtëpinë si një ëndërr/ Wake Up
24/09 10:18