Wake Up/ Mjeku shqiptar në Londër: Ja pse s’doja intubimin kur u preka nga KOVID-19
21/04/2020 11:52

Adrian Fandi është një ndër mjekët shqiptarë me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në Angli. Po ashtu më parë ai ka punuar edhe për rreth 18 vite në Itali duke i dedikuar deri tani më shumë se 30 vite këtij profesioni. Teksa ishte në detyrë në shërbimin e urgjencës me pacientët e prekur nga koronavirusi, ai u infektua dhe qëndroi disa ditë në spital. Po ashtu vijoi edhe izolimin në shtëpi për të qenë i sigurt deri në shërim të plotë. Tashmë është rikuperuar dhe është rikthyer në detyre prej mëse një jave. "Kam një javë që jam kthyer në punë dhe kolegët më pritën me një entuziazëm që më mallëngjeu. Megjithatë kur fillova punën më dukej sikur fluturoja kur punoja." Mjeku shqiptar Adrian Fandi gjatë trajtimit të sëmundjes refuzoi të intubohej pasi gjendja e tij u agravua dhe ai tregon dhe arsyen pse? "Intubimi zgjidhet nga ecuria e sëmundjes. Në momentin që kolegët e reaminacionit më vinin dhe më thoshin merr frymë përmbys që të ndihmoja frymëmarrjen pa qenë e nevojshme intubimi. Fatmirësisht 3 ditë pas kësaj u përmirësova"-tha ai. Doktor Adi sikurse e thërrasin aty, punon në të njëjtin profesion së bashku më bashkëshorten prej rreth 20 vitesh. Bashkë me të u infektua edhe bashkëshortja. Ai thotë se u sëmur kur stafeve mjekësore ju thanë; "mos mbani maska". Prandaj doktor Adriani ka disa rezerva për mënyrën se si është menaxhuar kjo pandemi në Angli, që nga masat e izolimit, mjetet e pakta mbrojtëse për stafin spitalor apo edhe tek fakti që nuk janë krijuar mundësitë për trajtimin e sëmundjeve të tjera përveç koronavirusit.

Blogerja e ushqimit: Gatimi i ushqimit ka plus-e, kontrollon përbërësit etj – Në Shtëpinë Tonë
20/11 11:04
Wake Up – Emisioni i Plotë, 20 Nëntor 2026
20/11 11:00
Fituesit e lojërave për sot në Wake Up!
20/11 10:34
Ku po ruhen të dhënat e nxënësve nga survejimi me kamera?/ Wake Up
20/11 10:33
“Smart City”, gazetari: Janë konstatuar mangesi në mbrojtjen e të dhënave!/ Wake Up
20/11 10:20
Sa po gjen zbatim “Smart City” në shkolla!/ Wake Up
20/11 10:13
Kamerat në shkolla, siguri apo dhunim i privatësisë?/ Wake Up
20/11 10:12
A është zemra juaj vërtet e shëndetshme? Dr. Arjola Cuka tregon kontrollet që duhen kryer/ Wake Up
20/11 09:53
Baçi është trim, por e ka tmerr “shtrak-shtruk”!/ Wake Up
20/11 09:48
A është zemra juaj vërtet e shëndetshme? Dr. Arjola Cuka tregon kontrollet që duhen kryer/ Wake Up
20/11 09:48
Kush jeni dhe nga po na ndiqni sot në mëngjes?/ Wake Up
20/11 09:32
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
20/11 09:23
Zgjidhe me kujdes mallkimin tënd: ditë të mërzitshme apo ditë plotë emocione/ Wake Up
20/11 09:16
Proteinat dhe plakja, çfarë tregon studimi i 350-të?/ Wake Up
20/11 09:07
Mot me vranësira të dendura dhe rrebeshe të izoluara shiu. Ulen temperaturat/ Wake Up
20/11 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 19 Nëntor 2026
19/11 10:59
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
19/11 10:49
Çfarë është një agjent i Inteligjencës Artificiale?/ Wake Up
19/11 10:27
Kurse 10 ditore për të mësuar Inteligjencën Artificiale/ Wake Up
19/11 10:25
Si mund t’i marrim më të mirën I.A. për të lehtësuar punën tonë?/ Wake Up
19/11 10:14