Wake Up/ Mjeku Krasniqi: Në Kosovë kemi testuar deri tani 70 të dyshuar me koronavirus
12/03/2020 12:35

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës, ka njoftuar se në Kosovë ende nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus. Këtë e konfirmoi edhe Valbon Krasniqi, mjek infektiolog në Klinikën Infektive në Prishtinë në një lidhje skype me emisionin Wake Up. Megjithatë qeveria dhe komunat e Kosovës kanë nisur që dje marrjen e masave drastike parandaluese për Covid-19. Për shkak të rrezikut më të lartë nga virusi për të moshuarit, nga dje mbyllen përkohësisht Qendrat Sociale për të Moshuarit në Prishtinë, ku gjithashtu po bëhet edhe dezinfektimi i të gjithë autobusëve. Qeveria e Kosovës ndërkaq ka miratuar planin për reagim lidhur me koronavirusin, ku përfshihet një buxhet prej 10 milionë eurosh, për t’i pajisur të gjitha institucionet shëndetësore, emergjencat si dhe për adaptimin e objekteve për të trajtuar rastet që mund të paraqiten. Ky buxhet dhe plan fillimisht është hartuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe më pas është dakorduar edhe nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë. "Rasti i parë i dyshuar ka qenë më 18 shkurt dhe ishte një person që kishte udhëtuar nga Zvicra. Deri tani ne kemi testuar 70 të dyshuar dhe të gjithë kanë dalë negativ"- tha mjeku Valbon Krasniqi nga Klinika Infektive e Prishtinës në një lidhje skype me Wake Up.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30