Wake Up/ Mjeku Julian Balla: Ja si është gjendja e 5 shqiptarëve të shtruar në spitalin e Breshias
03/04/2020 11:35

Breshia njihet si një nga zonat me më shumë shqiptarë. Por a ka një shifër se sa shqiptarë ka të prekur apo të ndarë nga jeta me Kovid-19?. Mjeku Julian Balla që prej 10 vitesh punon në spitalin e Breshias tha përsa i përket shqiptarëve të prekur apo që kanë humbur jetë nga Kovid -19 që deri tani nuk ka një database të dhënash të ndarë sipas kombësive. "Në asnjë databasë të dhënash që është bërë publike deri tani nuk është nacionaliteti i personave të prekur. Mund të flas për spitalin ku jam unë që për momentin janë të shtruar 5 pacientë që janë me kombësi shqiptare. Gjendja e tyre është e mirë. Janë në përmirësim. Dy janë në moshë mbi 75 vjeç dhe janë një çift bashkëshortësh dhe brenda kësaj javë besoj do të dalin, ndërsa 3 të tjerë që janë pak më të rinj në moshë dhe janë në fazën e përmirësimit të sëmundjes por besoj se hospitalizimi i tyre do të zgjasë dhe një javë më shumë. Por asnjëri nuk është në rrezik për jetën dhe nuk janë në terapi intensive". Por duhet shtuar se shumë njerëz janë të ngujuar në shtëpitë e tyre në Breshia. Shumë të afërm të tyre vdesin të vetëm në spital. Ndërkohë që një dramë brenda dramës është edhe ajo e varrimit të atyre që ndërrojnë jetë. Por që ka shumë familje, të cilat në pamundësi që të ndjekin funeralin, as që e dinë ku janë varrosur të afërmit e tyre, madje ka fotografë që punojnë falas për të fotografuar vendin ku varroset dikush për t’u ardhur në ndihmë familjeve. Këtë situatë mjeku Balla e komentoi si shumë dramatike si për familjarët por edhe për vetë mjekët.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30