Wake Up/ Mjeku Erion Dasho: Kufizimi i lëvizjes i pakuptimtë, nuk e parandalojnë COVID-in
10/11/2020 11:19

Muaji nëntor ka hyrë i frikshëm përsa u përket shifrave të Covid-19! Me një numër mesatar rastesh mbi 500 në ditë, dje u shënuan 525 raste pozitive dhe 12-te humbje jete shifra më e lartë deri tan, nëntori ka shkaktuar mbushjen e shpejtë të shtretërve spitalorë. Mesatarja ditore e vdekjeve të raportuara ka arritur 6.3 ose 60% më tepër se mesatarja e tetorit. Nga ana tjetër nëse marrim vetëm një të dhënë, përqindjen e pozitivitetit, pra raportin mes testimeve të kryera ditore dhe rasteve të reja ditore, do të shohim që javën e kaluar e mbyllim me shifra alarmante në rritje. Të hënën, më 2 nëntor, pozitiviteti ishte 22.1% ndërsa të shtunën më 7 nëntor ishte 25,6%. Nëse tendenca vazhdon e papenguar, për pak ditë a mund të rrezikohet kolapsi i plotë i sistemit shëndetësor? Autoritetet shëndetësore kanë pohuar se në tryezën e Kryeministrit kanë vendosur tre skenarë që kanë të bëjnë me mbyllje të pjesësshme, ndërkohë që dje Komiteti Teknik doli me masat e para: kufizimin e levizjes nga ora 22.00-6 dhe mbylljen e bareve dhe restoranteve po në këtë fashë orare. Nga ana tjetër vende fqinje, të cilat në bazë të shifrave ditore kanë një përqindje shumë më të ulët të pozitivitetit, kanë ndërmarrë mbyllje dhe masa drastike. A është ky momenti që t'i kthehemi karantinës, a mund të rrezikojmë një kolaps të sistemit shëndetësor ashtu siç ndodhi në mars me disa shtete të fuqishme evropiane? Erion Dasho, mjek i shëndetit publik tha se Shqipëria vazhdon të kryejë shumë pak teste ndërkohë që me këto raste të shtuara duhet të ishim sot në shifrat e 10 mijë testeve. Ai tha se, masat e djeshme për kufizimin e lëvizjes nga ora 22.00-06.00 është një masë e pakuptimtë që nuk ka asnjë rol në parandalimin e COVID.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 13 Nëntor 2026
13/11 10:51
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
13/11 10:42
Lajda Porja: Kur pritet të ikë vjeshta!/ Wake Up
13/11 10:40
Si po udhëton stuhia Charles, vendet që po prek?/ Wake Up
13/11 10:30
Intimiteti artificial me anë të lodrave!/ Wake Up
13/11 09:55
Lina vendosi ta mbyllte shtrak-shtruk me një buzëqeshje/ Wake Up
13/11 09:50
Pesë botime të zhanreve të ndryshme letrare nga Shtëpia Botuese ‘Pegi’!/ Wake Up
13/11 09:41
Kush është njeriu më i veçantë në familjen/fisin tuaj dhe pse?/ Wake Up
13/11 09:35
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
13/11 09:32
Nuk je gati për një lidhje nëse mendon se të duhet një lidhje që të ndihesh i plotë…/ Wake Up
13/11 09:31
E pazakontë, 2 fëmijët që rrëshqasin mbi Pitonin gjigand!/ Wake Up
13/11 09:25
Moti/ Stuhia Charles arrin në vendin tonë, reshje shiu edhe erëra mjaft të fuqishme/ Wake Up
13/11 09:20
Wake Up – Emisioni i Plotë, 12 Nëntor 2026
12/11 10:36
Shtatori-Janari, dy muajt kur njerëzit zgjedhin të shkojnë tek psikologët, përse?/ Wake Up
12/11 10:16
“Bashkëshorti im zbukuron pemën e familjes tonë, të prindërve dhe gjyshes”/ Wake Up
12/11 10:16
Psikologia: Duhet t’u shpjegojmë fëmijëve se përse atmosfera festive ndodh në Dhjetor/ Wake Up
12/11 10:16
Përse duhet ta vendosim pemën e Krishtlindjeve që në nëntor? Çfarë zbuloi psikologia/ Wake Up
12/11 10:16
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
12/11 10:11
Idetë e Renisit ishin të gjitha të “shtrak-shtruk”/ Wake Up
12/11 09:46
TIA, revolucioni që do të sjellë në tregun e punës gjatë 2027!/ Wake Up
12/11 09:46