Wake Up/ Mjeku Bilgin Sait: Vendimtare koha kur duhet ndërhyrë te të sëmurët me KOVID-19
06/05/2020 11:20

Përsa i përket përhapjes së koronavirusit, Turqia renditet në vendin e 8-të në botë me më shumë se 120 mijë persona të infektuar. Por përgjatë ditëve të para të majit, autoritetet kanë raportuar një trend në rënie të vdekshmërisë dhe rasteve të reja ndërkohë Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka theksuar se vendi do të fillojë me një hapje graduale deri në fund të muajit të shenjtë të Ramazanit, 24 maj. Këtë mëngjes shkuam në Stamboll për të biseduar me doktorin e njohur, Bilgin Sait, specialist i mjekësisë interne, i cili prej 23 vitesh jeton dhe punon në Turqi. Dr. Bilgin është nga Gjilani i Kosovës dhe i përket pakicës turke, pra mund të themi se është gjysmë shqiptar dhe gjysmë turk. Me Dr. Bilgin, folëm rreth situatës atje dhe si u trajtuan dhe po trajtohen pacientët e sëmurë me KOVID. Kujtojmë se rasti i parë në Turqi është shfaqur me 10 mars dhe doktori i njohur Bilgin Sait na shpjegoi se cila është "formula" e suksesit për kurimin e të sëmurëve që ka rezultuar shumë e suksesshme në Turqi. "Spitali ynë ka pasur një përvojë të jashtëzakonshme. Sëmundja përafërsisht do 12 ditë. Faza e parë virale është 6-8 ditë dhe 90% e pacientëve e kalojnë sëmundjen që në fazën e parë dhe kjo është e vetmja fatmirësi e kësaj sëmundjeje. Ndërkohë një përqindje e vogël e pacientëve pas një qetësimi të rrejshëm hyjnë në "cytokine storm" ose ajo që ne mjekët i themi stuhi e cytokine-s. Ky është rreziku i madh dhe ne këtu kemi ndërhyrë me trajtimin. Kjo sëmundje nuk ka problem virusin por imunitetin tonë. Pra pasoja e këtij virusi është goditja e imunitetit tonë që e çon në over-reaction atë. Dhe ne kemi ndërhyrë për ta stopuar këtë hiper reagim të imunitetit, pra problemi nuk është virusi por imuniteti. Por kjo terapi nuk duhet bërë në fazën e parë të sëmundjes sepse aty vepron imuniteti natyral. Por nuk mund të ndërhysh me trajtimin as kur pacienti është në reaminacion apo në intubim sepse dhe aty është shumë e vonë ndërhyrja. Pra duhet ndërhyrë në fillim të asaj që ne e quajmë "cytokine storm". Observacioni ynë me këtë eksperiencë me pacientët është i shkëlyeshëm."- tha Dr. Bilgin.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 25 Shtator 2026
25/09 10:36
“Kur shohin vajza të bukura thonë kushedi kush e mban këtë”/ Wake Up
25/09 10:23
Ish-banorja e BBV4: Nuk shoh lekët tek partneri, gjërat do t’i ndërtojmë bashkë/ Wake Up
25/09 10:20
“Çunat janë bërë princesha”, Livia dhe Anxhelo: Mashkulli duhet t’i shkojë vajzës/ Wake Up
25/09 10:17
Ish-banorja e BBV4; Po e vuaj sinqeritetin në lëkurën time, nuk bëj intriga!/ Wake Up
25/09 10:15
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
25/09 10:12
Ish-banorja e BBV4: Jam kundra njohjes në rrjete sociale, nuk i jap mundësi askujt!/ Wake Up
25/09 10:11
Ku njihet sot partneri i jetës? Ish-banorja e BBV4 dhe aktori zbulojnë ç’ndodh/ Wake Up
25/09 10:05
Aktori rrëfen si njohu partneren: Një muaj e gjysmë e mezi më pranoi ta takoja!/ Wake Up
25/09 10:05
Olesia Leço: Merruni me fëmijët, mendojmë vetëm tek pragu jonë!/ Wake Up
25/09 09:44
Rea dhe Drini “shtrak-shtruk” shumë me njëri-tjetrin/ Wake Up
25/09 09:37
Sazan Guri: Ka gjyshe që nuk përkëdhelin nipërit, ka rënë zonjëllëku!/ Wake Up
25/09 09:36
Sazan Guri: Është e rëndësishme me kë pi kafen e mëngjesit për tre arsye/ Wake Up
25/09 09:34
Sjelljet toksike që të “helmojnë” ditën, Olesia Leço tregon veprimet e gabuara!/ Wake Up
25/09 09:33
Çfarë të bën të humbasësh menjëherë respektin për dikë?/ Wake Up
25/09 09:17
Të dua si bima që nuk çel kurrë, por mban brenda vetes dritën e luleve të fshehura…/ Wake Up
25/09 09:08
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
25/09 09:07
Moti sot sjell reshje, shtrëngata dhe dëborë në zonat malore!/ Wake Up
25/09 09:07
Wake Up – Emisioni i Plotë, 24 Shtator 2026
24/09 10:25
Ekspertja e ekonomisë: Çiftet e reja po e shohin shtëpinë si një ëndërr/ Wake Up
24/09 10:18