Wake Up/ Mjeku Arben Gjata: Kemi gati, 9000 shtretër dhe 190 respiratorë për të sëmurët me Covid-19
19/03/2020 12:18

Covid-19 vazhdon ditë pas dite të shënojë një përhapje të numrit të të infektuarve në Shqipëri, ndërkohë që fatkeqësisht ditën e djeshme është shënuar dhe viktima e dytë nga virusi që e ka futur gjithë botën në një pandemi. E përballë kësaj situate në vijën e parë me të infektuarit natyrisht që qëndron armata e mjekëve, infermierëve, personelit shëndetësor. Në një lidhje Skype, Rektori i Universitetit të Mjekësisë, doktor Arben Gjatën njëkohësisht dhe koordinator i Task-Forcës për Koronavirusin në vendin tonë u shpreh se kjo është një situatë që do të përballohet nga sistemi ynë shëndetësor por me bashkëpunimin e qytetarëve. " Kjo është një epidemi me shumë të panjohura dhe të papritura dhe mjekët e kanë treguar se janë të aftë ta përballojnë. Kanë qenë bluzat e bardha që në vitin 1997 kur shteti ra ishin të vetmit në detyrë që u shërbenin njerëzve."- tha ai. I pyetur se sa të gatshëm jemi ne për të përballuar një situatë të përhapjes në masë në spitalet tona, me pajisje por edhe me staf shëndetësor, me statusin Koordinator i Task-Forcës për Koronavirusin, Dr, Arben Gjata tha se: "Ne kemi në dispozicion rreth 9000 shtretër për të përballur këtë epidemi dhe 190 respiratorë në gjithë Shqipërinë. Por ka gjithashtu respiratorë edhe sistemi privat shëndetësor. Pra në këtë luftë të përbashkët nuk do të ketë dallim sistem publik apo privat. Nëse do të jetë e nevojshme do të merren të gjitha pajisjet e sistemit privat për t'u vënë në dispozicion të kësaj beteje të përbashkët kundër Covid-19"

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30