Wake Up/ Mjekja estetike: Vajzat shqiptare kërkojnë ndërhyrje si personazhet e showbiz-it
02/03/2020 11:24

Sipas një raporti të ri nga Market Research Future (MRFR), tregu global për kirurgji kozmetike do të ketë arritur të ardhura prej 21.97 miliardë dollarësh, deri në fund të vitit 2023. Tregu është vlerësuar të zgjerohet në 7.8% gjatë periudhës së vlerësimit (2017 -2023) kryesisht për shkak të faktorëve socialë dhe kulturorë si ndikimi i rrjeteve sociale, industrisë filmike, mediave dhe modës. Në 5 vitet e fundit biznesi i ashtuquajtur i bukurisë ka marrë një hov të madh zhvillimi edhe në vendin tonë. Sot nuk është luks të kujdesesh për lëkurën, trupin, të rikuperosh një defekt, apo shenjë pas një ndërhyrjeje kirurgjikale, të heqësh një nishan, apo “të shpëtosh” një herë e mirë nga kompleksi fizik që të ka shoqëruar gjithë jetën. Shqipëria dikur nuk i njihte trajtimet estetike, por në dekadën e fundit trajtimet e bukurisë që ofrohen madje duke përdorur teknologjinë e fundit janë bërë të shpeshta dhe të arritshme nga ata që duan të jenë sa më perfektë. Dikur në vend, këto trajtime fillimisht nisën të kryheshin në vende jo të përshtatshme, me metoda primitive, shpesh duke u bërë dhe burim infeksionesh për përhapje sëmundjesh. Dhe ky nuk ka qenë vetëm i Shqipërisë, por kjo dukuri është vënë re edhe në vende shumë të zhvilluara. Ndaj është shumë e rëndësishme që për të bërë një trajtim, të zgjedhim vendin e duhur ku ofrohet cilësia dhe siguria e pse jo edhe metodat më të mira, më pak të dhimbshme dhe më të efikase. Po çfarë trajtimesh preferojnë sot shqiptarët, a po kujdesen njësoj për bukurinë femrat dhe meshkujt? Cilat janë risitë që ofrohen sot në këtë fushë folëm me mjeken dermatologe-venerologe nga Klinika" Annasa" pranë Spitalit Hygeia, doktoreshë Sidita Boriçi.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30