Wake Up/ Miss Serbia përlotet, kur kujton takimet me të prekurit nga tërmeti
02/12/2019 12:18

Përgjatë këtyre ditëve herë pas here kemi vënë në dukje dhe nismat e individëve të ndryshëm të cilët në një formë apo tjetër kanë dashur dhe ndjerë njëkohësisht për të kontribuar për të prekurit nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit. Sot kishim në studio një personazh e cila si fillim bëri “zhurmë” teksa bëri shqiponjën në “Miss Freedom of the World” të mbajtur në Kosovë, pikërisht Miss Serbinë, Irina Jovanka. Ajo ka lindur në Jugosllavi, por jeton në Vjenë dhe ka zgjedhur të fluturojë drejt Shqipërisë pikërisht për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti. Përgjatë ditëve të qëndrimit të saj, ajo nuk ka humbur kohë për të vizituar zonat e prekura dhe për t’u njohur më nga afër me pasojat e këtij tërmeti i cili do të mbetet përgjithmonë në mendjen dhe zemrën e të gjithëve…Irina e ka lajmëruar ardhjen e saj në Insta Story-n e saj ku ka shkruar: “Unë nisem nga Viena në Kosovë të Premten në mëngjes në orën 02:00 dhe më pas në Tiranë dhe Durrës. Nëse dikush do donte të dërgonte rroba, batanije apo ngrohëse për të prekurit nga tërmeti, do të jetë e mundur nesër, vendin ua bëj të ditur, më kontaktoni”, ka shkruar ajo në njoftimin e bërë në Instagram. Në studion e Wake Up, Miss Serbia rrëfeu emocionet dhe shpresën për jetën që pa në sytë e atyre njerëzve. Ajo kujtoi momentet dhe historitë më prekëse që përjetoi në Durrës, Laç dhe Vorë mes të prekurve nga tërmeti. "Do kthehem sërish në Shqipëri sepse këta njerëz kanë nevojë për ne. Unë nuk kam shumë para por përmes sensibilizmit dhe dëshirës së mirë ne mund ti ndihmojmë këta njerëz"- ishte mesazhi i saj.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30